Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.08.2023, mori në shqyrtim 4 njoftime përqendrimi. 1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë CIRCOR International, Inc. nga KKR & Co, Inc. nëpërmjet shoqërisë Cube BidCo, Inc. 2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Efacec Power Solutions, SGPS S.A. nga shoqëria Mutares SE & Co. KGaA. 3. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive GGE Ireland Limited dhe EMP Energy Limited nga shoqëria Statkraft Ireland Limited. 4. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë DELGI SHPK nga shoqëria SAINT-GOBAIN CONSTRUCTION PRODUCTS ALBANIA SHPK. Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1007, datë 29.08.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë CIRCOR International, Inc. nga KKR & Co, Inc. nëpërmjet shoqërisë Cube BidCo, Inc; me Vendimin nr. 1008, datë 29.08.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Efacec Power Solutions, SGPS S.A. nga shoqëria Mutares SE & Co. KGaA.; me Vendimin nr. 1009, datë 29.08.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive GGE Ireland Limited dhe EMP Energy Limited nga shoqëria Statkraft Ireland Limited dhe me Vendimin nr. 1010, datë 29.08.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë DELGI SHPK nga shoqëria SAINT-GOBAIN CONSTRUCTION PRODUCTS ALBANIA SHPK.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.