Njoftim për shtyp

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës dhe Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Malit të Zi.

Ditën e sotme, datë 07.10.2024 Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës z. Denar Biba priti në një vizitë pune, Kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës të Malit të Zi z. Dragan Damjanovic.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të rritjes së konkurrencës në treg dhe integrimit ekonomik nëpërmjet një ekonomie tregu të hapur dhe sa më konkurruese!

Në këtë kontekst, u nënshkrua dhe Marrëveshja e Mirëkuptimit në Fushën e Zbatimit dhe Politikës së Konkurrencës.

Kjo marrëveshje, synon të rrisë edhe më tej shkëmbimin e informacionit dhe politikat në fushën e zbatimit të ligjit të konkurrencës, ndarjen e ekspertizës në fushën e hetimeve lidhur me shkeljen e rregullave të konkurrencës, shkëmbimin e përvojave në fushën e promovimit të konkurrencës si dhe organizimi i vizitave studimore dhe trainimeve të ekspertëve.

Autoriteti i Konkurrencës vijon të ketë si një nga synimet e tij parësore, zgjerimin e bashkëpunimit me Autoritetet e Konkurrencës së vendeve të rajonit dhe më gjerë, me qëllim promovimin dhe rritjen e kulturës së konkurrencës

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.