Njoftim për Shtyp

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve njerëzore të Autoritetit të Konkurrencës, me asistencën e Taiex (Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian), në bashkëpunim me Zyrën Polake të Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u zhvillua në datat 7-8 maj 2024, Workshop-i mbi zbatimin e ligjit të konkurrencës dhe advokacisë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm tre përfaqësues të Zyrës Polake të Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Znj. Marta Michalak, Z. Jan Ulański dhe Z. Antoni Napieralski, të cilët kanë një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e konkurrencës. 

Ky Workshop ka si qëllim përvetësimin e përvojës polake dhe shkëmbimin e eksperiancave në procedurat antitrust dhe sfidat e reja për autoritetin e konkurrencës në përballjet me tregjet ekzistuese, ato sensitive dhe tregjet e reja. 

Në këtë Workshop dy ditor mori pjesë i gjithë stafi i AK, me synim zgjerimin e njohurive dhe përditësimin profesional mbi legjislacionin dhe metodologjinë që duhet ndjekur gjatë trajtimit të rasteve të abuzimit me pozitën dominuese dhe marrëveshjet e ndaluara. Gjithashtu, stafi i AK u njoh më në thellësi me përvojën polake mbi Programin e Lehtësimit nga Gjobat, implementimit të Direktivës ECN+ në Poloni, tregjet digjitale dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të konkurrencës dhe rregullatorëve sektorialë.

Workshop-e të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen përgjatë vitit 2024 dhe më tej si mision i AK për trajnimin e vazhdueshëm të stafit, qasjen me përvojat e Bashkimit Europian, drejt përmirësimit dhe azhornimit të praktikave të punës në fushën e konkurrencës dhe politikave që zbatohen në funksion të saj.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit  të Konkurrencës në https://www.caa.gov.al

Shkarko Njoftim

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });