Vlerësimi i Legjislacionit

Legjislacioni i hartuar nga organet e administratës qendrore, ato vendore, ose nga iniciues të pavarur, mund të ketë pasoja negative mbi konkurrencën në treg. Vlerësimi i këtyre akteve legjislative ka për qëllim analizën e pasojave që ka ose mund të kenë këto akte mbi konkurrencën.

Vlerësimi legjislativ ka për qellim përmirësimin e cilësisë se propozimit si dhe ndihmon për te shpjeguar nevojshmërinë e një veprimi apo, ne te kundërt, demonstron qe nuk duhet te ndërmerret një veprim i caktuar legjislativ.

Ligji nr. 9121, datë 28.07.2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës" parashikon vlerësimin ex ante (paraprak) dhe ex post (pas miratimit), nga Autoriteti i Konkurrencës, te akteve normative. Ky ligj përcakton gjithashtu detyrimin e organeve te administratës qendrore dhe vendore qe te kërkojnë vlerësimin e Autoritetit për çdo projekt akt-normativ që prek konkurrencën në treg.

Vlerësimi ex post (pas miratimit) dhe i ligjeve ekzistuese është detyrë e Autoritetit dhe presupozon identifikimin e akteve normative në fuqi dhe analizën e pasojave mbi konkurrencën. Bashkëpunimi me rregullatorët sektorialë dhe autoritetet kompetente (ministritë apo organet e qeverisë vendore) është i dëshirueshëm dhe në disa raste i domosdoshëm për kryerjen e këtij vlerësimi. Për vlerësimin e projekt-akteve normative (vlerësimi ex ante) është e domosdoshme që hartuesit e këtyre projekt ligjeve të bashkëpunojnë dhe te marrin parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e parashtruara nga Autoriteti i Konkurrencës.

Vlerësimi i pavarur – domethënë nga autoritetet vetë apo hartuesit e ligjeve – përbën një hallkë shumë të rëndësishme të vlerësimit legjislativ, kjo sepse këto autoritete kanë një njohje më të mirë të realitetit dhe sektorit ekonomik ku ato veprojnë.

Për më shumë informacion për vlerësimin legjislativ shih “Udhëzim mbi vlerësimin e pasojave të legjislacionit mbi konkurrencën“ Miratuar me vendimin 68 të Komisionit të Konkurrencës.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.