Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dheAgjensise se Prokurimeve Publike.

Në daten 10.12.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Agjensisë së Prokurimeve Publike (APP), me seli Bul “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tiranë, e përfaqësuar nga Drejtori i saj, Znj.  Klodiana CANKJA, organi më i lartë në fushën e prokurimeve, organ qendror, person juridik publik, në varësi të Kryeministrit.

Memorandumi synon arritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis palëve për zbatimin e dispozitave të Ligjit nr 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, dhe të Ligjit nr 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”. Objekti i tij është përcaktimi i rregullave procedurale për realizimin e bashkëpunimit midis palëve si dhe shkëmbimi i informacionit për një zbatim sa më të mirë dhe efikas të legjislacionit në fushën e konkurrencës dhe prokurimit publik.

Autoriteti dhe APP kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së bizneseve dhe konsumatorëve nga veprimet abuzive në treg. Palët ranë dakord të shkëmbejnë zyrtarisht të dhëna dhe informacione, në masën që lejojnë dhe detyrojnë ligjet ku bazohet ky memorandum.

Nëpërmjet tij memorandumi shprehet vullneti dhe gatishmëria e palëve që komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe i te dhënave të tjera të nevojshme do të jenë një detyrim reciprok vetëm ndaj publikut dhe interesave të tij. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });