Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Në daten 23.01.07 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Ministrisë së Bujqësisë,Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (në vijim Ministria), i perfaqsuar nga Titullari i saj, Z.Jemin GJANA, e cila ka objektiv kryesor zbatimin e programit të qeverisë në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit. tregut.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është shkëmbimi i informacionit për një zbatim sa më të mirë dhe efikas të ligjeve organike respektive.

Palët do të bashkëpunojnë të shkëmbejnë informacion, si dhe të japin të dhëna të tjera të nevojshme në përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke si dhe të këtij Memorandumi si dhe do bashkëpunojnë për të bërë studime tregu lidhur me gjendjen e konkurrencës dhe me propozimet për ligjet dhe aktet nënligjore për të përmirësuar situatën aktuale në këtë treg lidhur me treguesit e konkurrencës.

Ministria angazhohet që në veprimtarinë e saj të respektojë rregullat e konkurrencës për të mos lejuar ndërmarje me pozite dominuese në treg të mbulojnë gjithë territorin e tregut të brendshëm.

Nëpërmjet këtij memorandumi shprehet vullneti dhe gatishmëria e drejtuesve të institucionit që komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe te dhena të tjera të nevojshme do të jetë një detyrim reciprok vetëm ndaj publikut dhe interesave të tij. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });