Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve

Në daten 21.12.06 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis: Autoritetit të Konkurrencës, përfaqësuar nga Kryetari Znj.Lindita MILO (LATI) dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Tatimeve (në vijim DPT), përfaqsuar nga Titullari i tij, Z.Alfred PRIFTI. DPT është autoriteti qëndror i vetëm tatimor në Republikën e Shqipërisë, ka objektiv kryesor organizimin dhe funksionimin e sistemit tatimor, sigurimin e një zbatimi uniform të ligjeve dhe të rregulloreve që kanë të bëjnë me këtë sistem.

Ky memorandum u nënshkrua me qëllim përcaktimin e mjeteve dhe mënyrave të bashkëpunimit për vendosjen dhe garantimin e zbatimit të rregullave për një konkurrencë të lirë dhe efektive si dhe dhënien e mendimit për të gjitha aktet nënligjore që ndikojnë në zhvillimin e konkurrencës dhe mirëfunksionimin e tregut.

Palët do të bashkëpunojnë në sigurimin e të dhënave të domosdoshme në kryerjen e studimit, analizimit dhe mbikqyrjes së kushteve të tregut, për zhvillimin dhe hapjen e këtyre të fundit. Të gjitha projekt aktet nënligjore të nxjerra prej palëve, që referojnë kufizime sasiore për hyrjen në treg dhe tregëtimin e shërbimeve, imponimin e praktikave të njëjta me çmime dhe kushte të shitjes etj, do të konsultohen paraprakisht me Autoritetin, me qëllim funksionimin normal dhe lehtësimin e procedurave të sistemit tatimor, në përputhje me objektivat e detyrimeve ligjore.

Nëpërmjet këtij memorandumi shprehet vullneti dhe gatishmëria e drejtuesve të institucionit që komunikimi, shkëmbimi i informacionit dhe te dhena të tjera të nevojshme do të jetë një detyrim reciprok vetëm ndaj publikut dhe interesave të tij. Ky memorandum hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga palët përkatëse.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.