Austri

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Federal Austriak të Konkurrencës, Dr. Theodor Thanner, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 12 dhjetor 2014 një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Document

Itali

Presidenti i Autoritetit Italian Garant të Konkurrencës dhe të Tregut, Z. Giovanni Pitruzzella, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 24 korrik 2013 në Romë, dhe 10 gusht 2013 në Tiranë, një Memorandum Mirëkuptimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument

Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-Lindore

Më 25 maj 2010, Kryetarët e Autoriteteve të Konkurrencës të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Turqisë, në kuadër Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-Lindore, nënshkruan në Stamboll Mekanizmin për shkëmbimin e informacionit midis atutoriteteve të konkurrrencës pjesëmarrëse në PBVEJL. Dokument

Kosovë

Kryetari i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, Z. Osman Ejupi, dhe Kryetarja e Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës, Zj. Lindita Milo (Lati), nënshkruan më 15 shtator 2009, në Prishtinë, një Memorandum Mirëkuptimi. Dokument

Skip to content