Thomas Koleka

Drejtor

Z. Thomas Koleka ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New Yorku-t në Tiranë dhe Empire State College US, në degën Financë, në vitin 2015.
Z. Koleka ka një përvojë pune në sektorin publik dhe atë privat, fillimisht duke punuar si Specialist Finance pranë një shoqërie sigurimi, dhe më pas si Specialist në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Shoqërive të Sigurimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë viteve 2016 – 2017. Që prej vitit 2018, ai është pjesë e stafit të Autoritetit të Konkurrencës, fillimisht si Këshilltar pranë Kabinetit të Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës dhe që prej vitit 2021 si Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit. Në funksion të zhvillimit professional, Z. Koleka ka kryer kualifikime të vazhdueshme në fushën e Konkurrencës, Kontrollit të Brendshëm dhe Integrimit Evropian, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.