Çfarë është marrëveshja?

"Marrëveshje" janë marrëveshjet e çdo forme, te lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose pa forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, pra marrëveshje horizontale ose në nivele të ndryshme, pra marrëveshje vertikale, të tregut.

Llojet e marrëveshjeve

Marrëveshje horizontale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente (ndërmjet prodhuesve ose grosistëve) që veprojnë në të njëjtin nivel ekonomik. Marrëveshje vertikale: nënkuptojnë ato marrëveshje që lidhen ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në nivele të ndryshme tregu.

Marrëveshjet e ndaluara

Ndalohen te gjitha marrëveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje pengimin, kufizimin e shtrembërimin e konkurrencës ne treg, veçanërisht marrëveshjet qe: caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; zbatojnë kushte te ndryshme për transaksione te njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.

Marrëveshjet qe përjashtohen

Llojet e marrëveshjeve që përfitojnë nga përjashtimi paraqiten ne nenin 5 pika 1 Ligjit për Konkurrencës përfshin në mënyrë të veçantë marrëveshjet e specializimit dhe racionalizimit, marrëveshjet e kërkim-zhvillimit dhe marrëveshjet e blerjes së përbashkët. Këto lloj marrëveshjesh mundësojnë arritjen e efiçiencës ekonomike.

Kushtet për përjashtim

Marrëveshja pranohet vetëm atëherë kur efektet negative te saj mbi konkurrencën janë me te vogla se ato pozitive. marrëveshja duhet të kontribuojë në përmirësimin e prodhimit , shpërndarjes së prodhimit apo promovimit të progresit teknik ose ekonomik, konsumatorët duhet të marrin një pjesë të barabartë të përfitimeve të nxjerra kufizimi duhet të jetë i domosdoshëm për arritjen e këtyre objektivave marrëveshja nuk duhet tu japë palëve mundësinë të eliminojnë konkurrencën në lidhje me pjesën thelbësore të prodhimit në fjalë Marrëveshjet horizontale,veçanërisht marrëveshjet, te cilat kane si objekt ose si pasoje racionalizimin ose specializimin e veprimtarisë ekonomike, kërkimin dhe zhvillimin e produkteve ose proceseve, blerjen ose shitjen e përbashkët te produkteve nga dhe te një burim i vetëm, mund te përjashtohen nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4, për shkak te efiçiencës ekonomike. Marrëveshjet vertikale mund te përjashtohen nga ndalimi i parashikuar ne nenin 4 te këtij ligji, për shkak te efiçensës ekonomike Marrëveshjet e licencës dhe te shitjes se te drejtave te pronësisë industriale mund te përjashtohen nga ndalimi i parashikuar nëse: liria tregtare e blerësit, e te licencuarit ose e ndërmarrjeve të tjera nuk kufizohet pa të drejte dhe konkurrenca ne treg nuk kufizohet ndjeshëm.

Procedura për përjashtimin e marrëveshjeve nga ndalimi

Në zbatim te neneve 5, 6 e 7 te këtij ligji, marrëveshjet horizontale, marrëveshjet vertikale, marrëveshjet e licencës dhe ndryshimet e bëra në to i njoftohen Autoritetit. Në zbatim të neneve 49 dhe 50 të Ligjit, afati kohor lidhur me shqyrtimin e njoftimit, do të fillojë të llogaritet me marrjen e të gjitha të dhënave nga Autoriteti, që duhet të sigurohen nga ndërmarrjet në formularin e njoftimit. Nëse njoftimi nuk është i plotë dhe i saktë, Autoriteti do të njoftojë me shkrim brenda 15 ditëve nga momenti i marrjes së njoftimit, palët që bënë njoftimin ose përfaqësuesit e tyre që ta plotësojnë atë. Njoftimi do të jetë i efektshëm vetëm në datën, në të cilën do të merren nga Autoriteti të dhënat e sakta dhe të plota. Afati kohor për plotësimin e këtyre të dhënave të kërkuara nga Autoriteti do të jetë 30 ditë, duke filluar nga data e njoftimit nga Autoriteti. Në rast të mos respektimit të afatit do të zbatohen sanksionet e përcaktuara në nenin 73, pika 1, shkronja b dhe ç të Ligjit. Në njoftim, të dhënat jo të sakta, jo të plota ose mashtruese do t’i nënshtrohen Ligjit si më poshtë: Në zbatim të nenit 73, pika 1/a dhe b e Ligjit të dhënat jo të sakta, jo të plota ose mashtruese, mund ta bëjnë palën ose palët që kanë bërë njoftimin përgjegjëse për vendosjen e gjobave deri në masën 1 për qind të xhiros totale të vitit paraardhës financiar. Në zbatim të nenit 51, pika 1, shkronja c të Ligjit, Komisioni mund të revokojë ose ndryshojë vendimin e tij lidhur me përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes.

Pse janë kartelet te dëmshme për konsumatorin, bizneset dhe ekonominë e vendit?

Kartelet dhe marrëveshjet e ngjashme kufizuese përbëjnë shtrembërimet më serioze të tregut. Kartelet janë te dëmshme për konsumatoret dhe shoqërinë si një te tere për faktin se kompanitë qe marrin pjese ne një kartel vendosin çmime me te larta (duke marre ne ketë mënyre edhe përftime me te mëdha) se sa ne një treg konkurrues.

Çfarë pasojash rrjedhin nga mos njoftimi i një marrëveshje?

Procedurat për marrjen e përjashtimit Për të marrë përjashtimin nga ndalimi në bazë të neneve 5-7 LK, ndërmarrjet duhet të njoftojnë formën, përmbajtjen dhe objektin e marrëveshjes tek Autoriteti i Konkurrencës (neni 49 LK). Për marrëveshjet horizontale dhe vertikale parashikohet marrja e një vendimi për përjashtim, ndërsa për marrëveshjet e licencës përjashtimi konsiderohet i dhënë nëse Komisioni nuk merr një vendim brenda një periudhe prej tre muajsh (neni 50 LK). Duhet theksuar se ndërmarrjet nuk janë të detyruara të njoftojnë marrëveshjet e lidhura ndërmjet tyre. Njoftimi është vetëm një kusht për marrjen e përjashtimit nga ndalimi. Pasojat e njoftimit janë mbrojtja nga gjobat, përjashtimi nga ndalimi që nga data e njoftimit, që do të thotë që marrëveshja është vlefshme. Palët mund të kërkojnë ekzekutimin e tyre. Nëse përjashtimi refuzohet, marrëveshja është e pavlefshme që nga fillimi.

Lehtësimi nga Gjobat

Një ndërmarrjeje, të përfshirë bashkë me të tjerat në një marrëveshje të ndaluar, sipas nenit 4, mund t'i jepet lehtësimi, i plote ose i pjesshëm, nga gjobat, nëse ajo ndihmon në zbulimin dhe ndalimin e marrëveshjes se ndaluar, si dhe ne përcaktimin e personave përgjegjës, duke siguruar te dhëna, të pa zotëruara më pare nga Autoriteti. Komisioni u jep ndërmarrjeve këshille për lehtësim nga gjobat, duke treguar edhe kushtet për zbatimin e saj, të përcaktuara në "Rregulloren për gjobat dhe lehtësimin e tyre". Kjo këshillë u transmetohet ndërmarrjeve dhe nuk publikohet. Në rastin e një vendimi, Komisioni mund të jap lehtësim nga gjobat në përpjesëtim me kontributin e dhëne për zbardhjen, zbulimin dhe ndalimin e shkeljes, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në këshillën për lehtësim.

Pse ofrohet lehtësimi?

Është pranuar gjerësisht se kartelet kanë efektet më të dëmshme mbi konsumatorët dhe mbi gjithë ekonominë. Kjo do të thotë se Autoriteti i Konkurrencës ka një interes të veçantë të siguroj zbulimin dhe prishjen (thyerjen) e tyre. Autoriteti i Konkurrencës ka në dispozitat e tij fuqi të konsiderueshme investiguese (hetimore) sipas ligjit për të ndjekur një aknes, ose të dyshimeve vetjake që një kartel po vepron. Programi i lehtësimit nga gjobat do ti siguroj Autoritetit të Konkurrencës informacionin që i duhet për të kryer një punë sa me efektive.

Çfarë përmban programi për anëtarët e Kartelit?

Kur një shkelje e ligjit përfshin aktivitetet e Kartelit gjobat mund të arrijnë deri në 10 % të xhiros vjetore të një ndërmarrje. Me anë të programit të lehtësimit anëtarët e Kartelit mund ti pakësojnë pjesërisht gjobat e tyre financiare ose ti shmangin ato tërësisht. Prandaj programi i lehtësimit i jep atyre një stimul real për të dhënë informacion.

Çfarë lloj veprimtarie përfshihet?

Për qëllimet e programit të lehtësimit nga gjobat termi Kartel ose Veprimtari Karteli përdoret për marrëveshjet midis ndërmarrjeve, vendime të shoqatave të ndërmarrjeve ose praktika bashkërenduese që shkelin Ligjin dhe përfshin: Fiksimin e çmimit Kufizimi i prodhimit ose vendosja e kuotave. Ndarjen e tregut

Çfarë forme ka lehtësimi nga gjoba?

Lehtësimi nga gjobat mund të jete i plote ose i pjesshëm. Imuniteti total nga ndeshkimi financiar. Imuniteti total eshte i vlefshem për atë antar të kartelit i cili paraqet i pari një informacion te vlefshem. Imuniteti fitohet automatikisht në rastet kur informacioni sigurohet përpara se Autoriteti i Konkurrencës të ketë filluar një hetim dhe Autoriteti nuk ka prova të mjaftueshme për të provuar që ky kartel ekziston. Gjithashtu duhet të përmbushen edhe kushtet në vazhdim: Ndërrmarja duhet të: Siguroj për Autoritetin të gjithë informacionin, dokumentat dhe provat e disponueshme lidhur me ekzistencën e nje veprimtarie Karteli; Të ketë bashkëpunim të plot dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë hetimit; Mos të jetë nismëtari ose lideri i Kartelit dhe mos tu ketë kërkuar të tjerëve të bashkohen me Kartelin; dhe Të mos përfshihet më në kartel që nga momenti që ajo vë në dispozicion informacione. Uljet e ndjeshme të gjobës (penaliteteve) Uljet e gjobës deri në 50% janë të mundshme në dy raste: kur nuk është e para që sjell informacionin kur ndërrmarja nuk kualifikohet për imunitet total në të dy rastet që ndërrmarrja të kualifikohet për ulje të gjobës duhet të: Siguroj për Autoritetin të gjithë informacionin, dokumentat dhe provat e disponueshme lidhur me ekzistencën e nje veprimtarie Kartel; Të ketë bashkëpunim të plot dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë hetimit; Të mos përfshihet më në kartel që nga momenti që ajo vë në dispozicion informacione. Përfshirja në kartele të tjerë. Gjithashtu programi ofron një nxitje për anëtarët e kartelit që ti japin informacion mbi çdo kartel tjetër në të cilin ata mund të jene përfshirë. Nëse ata aktualisht janë duke bashkëpunuar në hetimin e nje karteli dhe sjellin informacion që u mundëson atyre të përfitojnë imunitet total për një kartel të dytë, ata mund të përditojnë një ulje tjetër të gjobës që do të zbatohet për kartelin e parë.

Si mund të aplikoj për lehtësimin nga gjobat?

Aplikimet për lehtësim sipas programit duhet të bëhen pranë Autoritetit të Konkurrencës.Sapo merret një aplikim duhet të merret një vendim nga Komisioni i Konkurrencës nëse një ndërrmarrje kualifikohet për lehtësim.Aplikimi duhet të bëhet nga një person i cili ka fuqinë për të përfaqësuar ndërmarrjen për këtë qëllim.

A do të zbulohet identiteti im tek antarët e tjerë të Kartelit?

Çdo ndërrmarje e cila dëshiron të përfitoj nga programi i lehrësimit nga gjobat mund të jetë e shqetësuar që antarët e tjerë të kartelit mund të dyshojnë se ajo ka dhënë në mënyrë vullnetare informacion për Autoritetin e Konkurrencës. Për këtë arsye Autoriteti i Konkurrencës, kur është e mundur do të bëj përpjekje që të mbaj kofidencial identitetin e kësaj ndërrmarje gjatë gjithë hetimit.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.