Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 13.09.2023, me Vendimin nr. 1013, datë 13.09.2023, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK dhe ndërmarrjes Auto Holiday Albania SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
