Rasti: Rasti i përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë AUSTRIA JUICE GmbH nga shoqëria AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 619 prot. i AK, datë 30.06.2025 “Njoftim përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të vetëm të shoqërisë AUSTRIA JUICE GmbH nga shoqëria AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit austriak, pjesë e Grupit Agrana. Grupi AGRANA është një përpunues i lëndëve të para bujqësore, të cilat janë të strukturuara në tre divizione operative: sheqer, niseshte dhe fruta.

Grupi AGRANA realizon xhiro në Shqipëri dhe operon nëpërmjet shoqërisë AGRANA-STUDEN Albania SHPK, e cila është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti: tregtimi me shumicë i sheqerit dhe prodhimeve të tjera ushqimore, si dhe veprimtari të tjera që kanë lidhje me tregtimin me shumicë/pakicë, distribucionin, logjistikën etj. AGRANA-STUDEN Albania SHPK kontrollohet 100% nga AGRANA-STUDEN Beteiligungs.

Shitësi: RWA International Holding GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara, e themeluar sipas legjislacionit austriak, e cila zotëron 49.99% në kapitalin aksionar të shoqërisë AUSTRIA JUICE GmbH (Aksioni i RWA-s).

Target: AUSTRIA JUICE GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit austriak, një prodhues dhe rishitës i koncentrateve të lëngjeve, kryesisht mollët, frutat e kuq, si dhe përbërësit aromatik të pijeve.

Shoqëria AUSTRIA JUICE GmbH nuk ka degë në Shqipëri dhe nuk gjeneron të ardhura.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.