Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 574 prot., i AK datë 16.06.2025 “Shkresë Përcjellëse”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e realizuar, lidhur me blerjen e kuotave në shoqërinë InfoSoft Business Solutions SHPK, nga z.Armand Sharra dhe z.Bledar Dhima.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Blerësi 1 : z.A.SH është shtetas shqiptar.
Blerësi 2: z.B.DH është shtetas shqiptar.
Pala shitëse:
Shitësi: Investment Joti – Infosoft Group SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila ka për objekt aktiviteti: Pjesmarrje në shoqëri, si dhe në borde drejtuese të shoqërive. Konsulencë në menaxhim dhe administrim biznesi. Menaxhim i shoqërive tregtare. Veprimtari të blerjes, shitjes dhe qeradhënies, të pasurive të luajtshme dhe të paluajtëshme. Rekruktim dhe menaxhim i burimeve njërzore etj. Konsulencë juridike dhe përfaqësim në instucione shtetërore në fushën civile, penale, tregtare dhe administrative. Konsulencë financiare, kontabiliteti, auditimi si dhe tatimore. shërbime dhe zhvillime të programeve të teknologjisë informative. Implemetim dhe auditim të sistemit të menaxhimit e cilësisë tek shoqëritë tregtare. Kërkime tregu. Konsulencë dhe shërbime prokurimi. Veprime kreditimi ose huamarrje sipas kushteve dhe interesave, operacione të ndryshme komisionerë. Veprimtari dhe shërbime të ndryshme publiciteti, reklamimi dhe promocioni. Transport mallrash për vete dhe për të tretë.
Shoqëria Target: InfoSoft Business Solutions SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar. InfoSoft Business Solutions SHPK ka për objekt aktiviteti: a. Disenjim software-i. Këtu përfshihet analiza e kerkesave të sistemit software, projektimi i arkitekturës dhe projektimi i detajuar i sistemit software; b. Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh software. Këtu përfshihet programimi i sistemeve software, kodimi, instalimi, integrimi i të gjithë komponentëve, dokumentimi, identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve, modifikimet (pas momentit që softëare-i është vendosur në operim), mirëmbajtja e të gjithë komponenteve, suporti i sistemit si një tërësi komponentesh, që, në funksionimin e tyre, realizojnë qëllimin e Zgjidhjes Informatike. c. Testim software. Këtu përfshihet testimi i funksionaliteteve, të ngarkesës në punë, të performancës, të pranimit, të disponueshmërisë dhe të sigurisë së sistemit software. d. Disenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit. Këtu përfshihet analiza, planifikimi, projektimi, zbatimi, vendosja në punë dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjeteve të pajisjeve informatike (LAN/ WAN/ LAN/ MAN/ SAN/ CAN). e. Disenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë. Këtu përfshihet analiza e kerkesave të sigurisë së klientit, projektimi i arkitekturës, instalimet dhe konfigurimet e komponentëve, vendosja në punë, testimet e sigurisë dhe mirëmbajtja përkatëse. f. Zhvillim sistemesh migrimi. Këtu përfshihet transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një teknologji të re. g. Përmiresim/upgrade sistemesh informatike. h. Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit, trajnimi dhe auditimi teknik/informatik për sistemet software. i. Qendër e formimit profesional për implementim Microsoft Dynamics Nav, Aftësim profesional në Data Analytics and Business Intelligence, Analizë Biznesi në Business Central, si dhe Implementim Dynamics CRM. Shoqëria mund të kryejë edhe veprimtari të tjera ndihmëse të cilat mbështesin arritjen e qëllimit të saj kryesor në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.