Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm të Njësisë së Biznesit të shoqërisë CAPITANI S.R.L. nga shoqëria ILLYCAFFÈ S.P.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.724 prot., i AK, datë 14.08.2025, “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të vetëm, nga shoqëria ILLYCAFFÈ S.P.A., të Njësisë së Biznesit të shoqërisë CAPITANI S.R.L.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: ILLYCAFFE’ S.P.A. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit italian, aktive në prodhimin, marketingun dhe shpërndarjen e kafesë premium, të përbërë  eksluzivisht nga 100% kokrra kafeje Arabica, dhe produkteve të lidhura me të.

ILLY operon si në kanalet e shitjes me pakicë ashtu edhe në ato jashtë shtëpisë ( HoReCa) në nivel global dhe shpërndan produktet e saj përmes shitjeve direkte dhe indirekte, kafeneve me françizë dhe platformave të tregtisë elektronike.

Shoqëria blerëse nuk ka asnjë filial, degë apo zyrë përfaqësimi në Shqipëri por ka realizuar të ardhura kryesisht nga shitja te një shpërndarës lokal i produkteve të markës ILLY.

Shitësi: CAPITANI S.R.L. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, me objekt aktiviteti: prodhimi i pajisjeve elektrike shtëpiake, përpunimi i çajit dhe kafesë, etj.

Shoqëria Target: ALPHA SRL është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit italian nga shoqëria CAPITANI S.R.L, për qëllime të transaksionit.

CAPITANI zotëron njësinë e biznesit të angazhuar në prodhimin dhe tregtimin e makinave për ushqim, pije dhe makinave të kafes me kapsula dhe mbushje, e cila do t’i transferohet Targetit.

CAPITANI dhe Target nuk kanë prezencë ligjore në Shqipëri por kanë realizuar xhiro përmes Njësisë së Biznesit nga shitja e makinave të kafesë me kapsula ose me mbushje dhe pjesë këmbimi për makinat.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    Skip to content