Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë The Bridge S.r.l. nga shoqëria Ambienta SGR SPA.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 55 prot., i AK, datë 19.01.2026, “Përqendrimi me përfitimin e kontrollit të vetëm mbi The Bridge S.r.l. nga Ambienta SGR SPA – Njoftim në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të shoqërisë The Bridge S.r.l. nga shoqëria Ambienta SGR SPA.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Blerësi: Ambienta SGR SPA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, e specializuar në investime në shoqëri që operojnë në sektorë të lidhur me qëndrueshmërinë mjedisore.
Ambienta zotëron në mënyrë indirekte një shoqëri tërësisht në pronësi të saj në Shqipëri, shoqërinë Maccaferri Balkans SHPK.
Shitësi: EM S.r.L. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë.
Target: The Bridge S.r.l. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, e cila ushtron veprimtarinë e saj në prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve, pijeve dhe produkteve të tyre; në kultivimin e produkteve bujqësore; në import, eksport dhe tregti me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të tyre, përfshirë bimët mjekësore dhe produktet për erboristeri, etj.
The Bridge S.r.l. nuk ka asnjë shoqëri bijë në Shqipëri.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content