Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë ILIRIADA SHPK nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 668 prot., i AK datë 18.07.2025  “Njoftim 4A-M SHPK”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë ILIRIADA SHPK nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Referuar dokumentit “Kontratë shitje pasuri e luajtshme (kuota kapitali)”, palët në marrëveshje janë:

Pala blerëse: 4 A-M SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila zotërohet 100% nga ortaku i vetëm z Ardit Metaliaj.

Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj; Punime elektrike, tregtim me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, import eksportin e tyre, prodhim dhe tregtim betoni dhe inerte, tregtim me shumicë dhe me pakicë, import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtepiake, konfeksione, kozmetike. Tregtim dhe shitje produktesh artizanati, kimike, tekstile, artikuj plastike. Tregtim produktesh të gatshme me shumicë e pakicë, etj. Në fushën e ndërtimit, të ndërtimeve civile, industriale, turistike, bujqësore, mbi 2 kate dhe kompletimi me instalimet e nevojshme për to. Në fushën e projektimit dhe zbatimin duke përfshirë, por pa u kufizuar i veprave urbane, civile, industriale, arkitekturore, rrugore dhe hekurudhore, urave dhe veprave të artit, si dhe punime inxhinierike, topografike dhe hidrologjike, inxhinierike të impianteve të prodhimit dhe transmetimit të energjisë etj. Ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike. Përmirësim dhe shfrytëzim të pyjeve. Transport kombëtar dhe ndërkombëtar për mallra të ndryshëm dhe/ose udhëtarë për të trete dhe me qira. Transport i karburanteve. Shërbime pastrimi dhe mirëmbajtjeje te ambienteve te brendshme dhe te jashtme, etj.

Pala shitëse: z. E.T., shtetas shqiptar, zotërues i 71% të kapitalit të shoqërisë target.

Shoqëria Target: ILIRIADA SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila ka për objekt aktiviteti: Shitblerje me shumicë e pakicë, eksport import të mallrave të ndryshme, restorant, hoteleri, turizëm, etj. Karburante e vajra lubrifikante, bimë medicinale, tregtim automjetesh. Transport mallrash të të gjitha llojeve e udhëtareve etj, përpunim druri, prodhim i qymyr drurit, grumbullimi e përpunimi i produkteve bujqësore blegtorale etj. Pyllëzime dhe përmirësime pyjore. Prodhim materiale ndërtimi, inerte gurore, qeramike, tulla. Ekspertim për vlerësim mjedisi, mbarështim faune, flore dhe peshku. Në fushën e ndërtimit, projektimin dhe zbatimin duke përfshirë por pa u kufizuar ne punime e vepra urbane, civile, industriale, arkitekturore, rrugore dhe hekurudhore, ura dhe vepra te artit, si dhe punime inxhinierike topografike dhe hidrologjike, inxhinierike te impianteve te prodhimit dhe transmetimit të energjisë etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.