Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 893 prot., i AK datë 10.10.2025 “Njoftim 4A-M SHPK”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë HEAVEN BEACH SHPK nga shoqëria 4 A-M SHPK.
Referuar dokumentit “Kontratë Shitje Kuote Kapitali”, palët në marrëveshje janë:
Pala blerëse: 4 A-M SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila zotërohet 100% nga ortaku i vetëm z Ardit Metaliaj.
Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: Punime elektrike, tregtim me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, import-eksportin e tyre, prodhim dhe tregtim betoni dhe inerte, tregtim me shumicë dhe me pakicë, import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtëpiake, konfeksione, kozmetike. Tregtim dhe shitje produktesh artizanati, kimike, tekstile, artikuj plastike. Tregtim produktesh të gatshme me shumicë e pakicë, etj. Në fushën e ndërtimit, të ndërtimeve civile, industriale, turistike, bujqësore, mbi 2 kate dhe kompletimi me instalimet e nevojshme për to. Në fushën e projektimit dhe zbatimin duke përfshirë, por pa u kufizuar i veprave urbane, civile, industriale, arkitekturore, rrugore dhe hekurudhore, urave dhe veprave të artit, si dhe punime inxhinierike, topografike dhe hidrologjike, inxhinierike të impianteve të prodhimit dhe transmetimit të energjisë etj. Ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike. Përmirësim dhe shfrytëzim të pyjeve. Transport kombëtar dhe ndërkombëtar për mallra të ndryshëm dhe/ose udhëtarë për të tretë dhe me qira. Transport i karburanteve. Shërbime pastrimi dhe mirëmbajtjeje të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, etj.
Pala shitëse:
- Znj A.M., shtetase shqiptare, zotëruese e 50% të kapitalit të shoqërisë target.
 - Znj M. M., shtetase shqiptare, zotëruese e 50% të kapitalit të shoqërisë target
 
Shoqëria Target: HEAVEN BEACH SHPK, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Projektim, zhvillim dhe realizim punimesh ndërtimore të çdo lloji për objekte civile, industriale, bujqësore, turistike dhe infrastrukturore. Ndërtim, rikostruksion dhe mirëmbajtje objektesh banimi, shërbimi, hotelerie, magazinash, kapanonesh, strukturash turistike dhe agroturistike. Kryerje e instalimeve elektrike, hidraulike, sistemimeve të terrenit dhe punime të ndihmëse. Tregtim me pakicë dhe shumicë, si dhe import-eksport të materiale të ndërtimit. Zhvillimi i aktivitetit në fushën e turizmit dhe hotelerisë, përfshirë ndërtimin dhe administrimin e strukturave akomoduese si hotele, bujtina, resorte, vila turistike dhe agroturizëm. Organizim paketash turistike dhe kulturore, akomodim, bar-restorant dhe çdo veprimtari mbështetëse në funksion të turizmit.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
