Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë ASSECO POLAND S.A. nga shoqëritë Yukon Niebieski Kapital B.V. dhe Adam Góral Fundacja Rodzinna.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 283 prot. i AK, datë 05.03.2025 “Përqendrimi ndërmjet YUKON NIEBIESKI KAPITAL B.V., ADAM GÓRAL FUNDACJA RODZINNA / ASSECO POLAND S.A.”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin që ka të bëjë me propozimin për zbatimin e kontrollit të përbashkët të mundshëm mbi ASSECO POLAND S.A. nga Yukon Niebieski Kapital B.V. dhe ADAM GÓRAL FUNDACJA RODZINNA.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

APLIKUESI 1: Yukon Niebieski Kapital B.V. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar hollandeze, e themeluar për qëllime të këtij transaksioni duke mos patur një aktivitet biznesi të vetin. Yukon zotërohet 100% nga TSS Europe B.V. dhe indirekt nga Constellation Software Inc. (CSI).

TSS Europe B.V., nëpërmjet filialeve të saj ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh biznesi të lidhura me softuerët dhe është aktive, ndër të tjera, në sektorin financiar, shitjen me pakicë, sektorin ligjor, pasuritë e paluajtshme, kujdesin shëndetësor dhe sektorin e automobilave.

APLIKUESI 2: ADAM GÓRAL FUNDACJA RODZINNA është një fondacion familjar i regjistruar sipas ligjeve të Polonisë, i cili menaxhon investimet në emër të z. Adam Góral.

AG nuk ka asnjë veprimtari lidhur me tregun.

Shoqëria Target: ASSECO POLAND SPÓLKA AKCYJNA është një shoqëri aksionere, e listuar publikisht me aksionet e saj në Bursën e Varshavës. ASSECO është shoqëria aksionare e grupit të shoqërive Asseco ( Grupi Asseco), i cili operon në sektorët e softuerëve dhe IT-së në 62 vende të botës, kryesisht në vendet evropiane, Izrael dhe SHBA.

Asseco operon në mënyrë indirekte në tregun shqiptar nëpërmjet shoqërive ASEE Albania SHPK, HELIUS SYSTEMS SHPK dhe CLEVER SOLUTION SHPK, aktive në tregun e ofrimit të produkteve softuerike dhe shërbimeve të IT-së.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.