Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët të shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA nga shoqëritë BP Holdings International B.V. dhe United World Technologies B.V.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 629 prot. i AK, datë 24.10.2022 “Kërkesë” me të cilën jemi njoftuar në lidhje me përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë AIR BP ALBANIA SHA nga shoqëritë BP Holdings International B.V. dhe United World Technologies B.V.
Referuar dokumentit “Marrëveshje e shitjes së aksioneve”, palët janë:
Pala Blerëse: United World Technologies B.V. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit holandez, e cila vepron në fushën e aviacionit.
United World Technologies B.V. zotërohet nga Stichting Administratiekantoor United World Technologies.
Pala Shitëse: BP Holdings International B.V. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit holandez, me objekt aktiviteti: të marrë pjesë, të financojë, të bashkëpunojë, të udhëheqë menaxhimin e kompanive dhe ndërmarrjeve të tjera dhe të ofrojë këshilla dhe shërbime të tjera etj. BP Holdings International B.V. zotërohet nga aksionari i saj i vetëm BP Europe SE.
BP Holdings International B.V. dhe BP Europe SE janë pjesë e Grupit BP.
Shoqëria Target: AIR BP ALBANIA SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: veprime biznesi në fushën e tregtimit me shumicë të lëndëve djegëse për mjetet e fluturimit ajror reaktive, si dhe karburanteve për avionë dhe mjete motorike etj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe  12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës, me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content