Rasti: Përftimi i kontrollit të përbashkët në shoqërinë MidOcean Holdings II L.P dhe indirekt në shoqërinë MidOcean Energy, LLC nga shoqëritë Aramco Overseas Company B.V dhe EIG Management Company, LLC.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.584 prot., i AK, datë 16.10.2003, “Aramco Overseas Company B.V., EIG Management Company, LLC/ MidOcean Holdings II L.P.”,  ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e synuar nga palët njoftuese Aramco Overseas Company B.V. dhe EIG Management Company, LLC.

Referuar marrëveshjeve, palët në transaksion janë:

Pala blerëse:

-Aramco Overseas Company B.V., është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Hollandës, me objekt veprimtarie: Dizenjim teknik dhe konsulencë inxhinierike etj., shoqëri holding (jo-financiare) dhe shoqëri pjesëmarrëse.

Aramco Overseas Company B.V., zotërohet plotësisht nga ortaku i vetëm Saudi Arabian Oil Company (Saudi Aramco), një shoqëri aksionare e themeluar nëpërmjet Dekretit Mbretëror nr. M/8 i Arabisë Saudite me objekt aktiviteti: Shoqëri e angazhuar kryesisht në kërkimin, eksplorimin, shpimin dhe nxjerrjen e substancave hidrokarbure dhe përpunimin, prodhimin, rafinimin dhe tregtimin e këtyre substancave.

-EIG Management Company, LLC është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të Delaware. EIG Management Company, LLC është administrator/zotëruesi në mënyrë direkte ose indirekte i subjekteve që menaxhojnë ose këshillojnë fondet, llogaritë, automjetet ose kompanitë e bashkuara duke përfshirë MidOcean Holdings II L.P..

EIG Management Company, LLC dhe filialet e saj nuk kanë asnjë aktivitet investimi dhe asnjë aktivitet biznesi në Shqipëri.

Shoqëritë target:

-MidOcean Holdings II L.P është një partneritet i kufizuar i fondeve private, i regjistruar sipas legjislacionit  Skocez, për qëllime të transaksionit të propozuar.

-MidOcean Energy, LLC është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të Delaware, e cila ka për objekt aktiviteti tregtar gazin natyror të lëngshëm LNG.

MidOcean Energy, LLC, nuk ka pasur deri më tani asnjë aktivitet biznesi në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.