Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 09.09.2022, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi të realizuar në tregun ndërkombëtar dhe që janë objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS nga shoqëritë ELKEM ASA, Hydro Energi Invest AS dhe Altor Fund V (Nr.1 dhe Nr.2) AB;

2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Vishnupriya Farms Private Limited nga shoqëritë Statkraft IH Holdings AS dhe Statkraft India Private Limited.

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.907, datë 09.09.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të të përbashkët mbi shoqërinë Vianode AS nga shoqëritë ELKEM ASA, Hydro Energi Invest AS dhe Altor Fund V (Nr.1 dhe Nr.2) AB; dhe me Vendimin nr. 908, datë 09.09.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë Vishnupriya Farms Private Limited nga shoqëritë Statkraft IH Holdings AS dhe Statkraft India Private Limited.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al/.

 

Njoftim_per_shtyp_9_shtator_2022-1

 

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.