Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e datës 27.12.2022, me vendimet nr. 941, nr. 942, nr. 943, nr. 946, nr. 947, nr. 948, nr. 951 vendosi, për mbylljen e procedurës së monitorimit përkatësisht për ndërmarrjet Megapharma SHPK, New Medical Plus SHPK, Aquarius Medical SHPK, CFO Pharma SHPK, Florifarma SHPK, Florfarma SHPK, Pharma One SHPK në zbatim të vendimeve nr. 821, nr. 820, nr. 824, nr. 822, nr. 825, nr. 823, nr. 819 datë 02.09.2021 “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të alkooleve dhe gel Dezinfektues, në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të termometrave dhe miratimi i angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve”.

Për sa më sipër, konstatohet se kushtet dhe detyrimet të dhëna në pikën II të dispozitivit të vendimeve nr. 821, nr. 820, nr. 824, nr. 822, nr. 825, nr. 823, nr. 819, datë 02.09.2021, janë zbatuar nga ndërmarrjet Megapharma SHPK, New Medical Plus SHPK, Aquarius Medical SHPK, CFO Pharma SHPK, Florifarma SHPK, Florfarma SHPK, Pharma One SHPK.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, me vendimet nr. 944, nr. 945, nr. 949, nr. 950, vendosi, për mbylljen e procedurës së monitorimit përkatësisht për ndërmarrjet Farma Net Albania SHPK, Trimed SHPK, Alfarmakos SHPK, Euromed SHPK, në zbatim të vendimeve nr. 828, nr. 830, nr. 827, nr. 829, datë 02.09.2021 “Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të maskave, në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të alkooleve dhe gel Dezinfektues, në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të termometrave dhe miratimi i angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve”.

Për sa më sipër, kushtet dhe detyrimet të dhëna në pikën III të dispozitivit të vendimeve nr. 828, nr. 830, nr. 827, nr. 829, datë 02.09.2021, janë zbatuar nga ndërmarrjet Farma Net Albania SHPK, Trimed SHPK, Alfarmakos SHPK, Euromed SHPK.

Po sot, Komisioni i Konkurrencës mori në shqyrtim njoftimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Makro Labeling S.r.l. nga shoqëria Sidel Participations SAS. Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 939, datë 27.12.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Makro Labeling S.r.l. nga shoqëria Sidel Participations SAS.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al .

Njoftim_per_shtyp_27_dhjetor_2022

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });