Njoftim për shtyp

Në kuadër të projektit “Jean Monnet Center of Excellence South and East European Competition Law”, projekt i cili përfshin akademikë dhe ekspertë të së drejtës së konkurrencës nga vende të ndryshme të Evropes dhe ballkanit perëndimor, u zhvillua më datë 1 qershor tryeza e rrumbullakët me temë “Fuqizimi i zbatimit të së drejtës së konkurrencës dhe avokimi i saj”.

Në këtë aktivitet i cili kishte si synim promovimin e kulturës së konkurrencës, mbrojtjes së konkurrencës së lire, efektive dhe mirëfunksionimit të tregut, ishte i ftuar Z. Denar Biba, Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës.

Në fjalën e tij, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Biba prezantoi për të pranishmit, specifikat kryesore të legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës, funksionimin e AK në kontrollin, zbulimin dhe ndëshkimin në rast të shkeljes së dispozitave të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Gjithashtu gjatë prezantimit, të pranishmëve ju ilustruan raste konkrete nga veprimtaria e Autoritetit lidhur me hetime të mëparëshme dhe sfidat me të cilat përballet ky instiucion në punën e përditshme.

Ky aktivitet u organizua për herë të parë Shqipëri pasi ishte zhvilluar edhe në Itali dhe Serbi. Pjesëmarrësit e përzgjedhur me kujdes nga ana e Organizatorëve ishin ekspertë të njohur të së drejtës së konkurrencës nga vende të tjera si: Kroacia, Italia, Serbia, Bosnje Hercegovina etj.
Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë të marrë pjesë në aktivitete të kësaj natyre me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e konkurrencës së lirë

 

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content