Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 1043, datë 29.12.2023, ka miratuar “Manuali i procedurave për sjelljet antikonkurruese”, në përputhje me Manualin e Procedurave të sjelljeve anti-konkurruese (Dokument i Komisionit Europian, Nëntor 2019).

Manuali i propozuar është përshtatur duke u përafruar me “Manualin e procedurave për sjelljet antikonkurruese – Dokument i brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Konkurrencës të Komisionit Evropian mbi procedurat për zbatimin e neneve 101 dhe 102 TFBE”1.

Ky manual është miratuar në përputhje me Planin Kombëtare për Integrimin Evropian 2023 – 2025, Autoriteti i Konkurrencës ka përmbushur 100% këtë plan, duke miratuar brenda afateve kohore të përcaktuara, aktet nënligjore të parashikuara, në përputhje të plotë me legjislacionin evropian në fushën e konkurrencës.

Qëllimi i këtij Manuali është të ofrojë udhëzime praktike për stafin e Autoritetit të Konkurrencës lidhur me kryerjen e procedurave hetimore në zbatim të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Dokumenti synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë e procesit brenda kuadrit ekzistues ligjor dhe procedural, duke përmirësuar kështu efektivitetin e hetimeve për antitrust.

Manuali është hartuar në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” lidhur me procedurat për marrëveshjet e ndaluara dhe për abuzimin e pozitës dominuese, si dhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij.

Temat kryesore të trajtuara në të përfshijnë nisjen e procedurave hetimore, hetimet e përgjithshme, procedurat e vendimmarjes, trajtimin e ankesave, inspektimet në ndërmarrje dhe kontrollin në mjedise të tjera, të drejtën e palëve për t’u dëgjuar, ruajtjen e konfidencialitetit dhe sekreteve tregtare, aksesin në dosje, vendimet me angazhime, masat e përkohshme, lehtësimin nga gjobat, gjobat periodike, udhëzimet joformale, mbylljen administrative të dosjes së hetimit, etj.

Për të gjetur manualin klikoni në dokumentin më poshtë:

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content