Njoftim

Nisur nga shqetësime të ngritura në media mbi rritjen e çmimit të plehrave kimike, bazuar në nenin 28, germa a), të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës në datën 11 Mars 2021 realizoi një monitorim të tregut të importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, për evidentimin e kushteve të tregëtimit të këtyre produkteve, me qëllim vlerësimin e konkurrencës në këtë treg.

Nga vlerësimi i informacionit të mbledhur gjatë monitoritmit të kryer pranë ndërmarrjeve kryesore në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe imputeve bujqësore, si dhe në ambientet e Shoqatës Shqiptare të Plehrave Kimike dhe Inputeve Bujqësore “AFADA”, rezultoi se:

• Disa ndërmarrje gëzojnë të drejta ekskluzive në tregtimin e produkteve të mbrojtjes së bimëve;
• Ndërmarrjet kanë realizuar importe të përbashkëta dhe kanë siguruar gjendje të produkteve në magazine duke i shitur ato me çmime shumë më të larta se kostot e blerjes së tyre;
• Në treg operojnë ndërmarrje të konsoliduara dhe me pjesë të konsiderueshme të tregut.

Për sa më sipër, ngrihen dyshime të arsyeshme se mes ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, ka element të një sjelljeje të bashkërenduar, e cila mund të përbëjë kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës në kuptim të nenit 4, pika 1 dhe nenit 9 të ligjit nr 9121, datë 27.08.2003 “Për mbrojten e konkurrencës”, i ndryshuar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 783 vendosi “Hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore”, ndërkohë që me vendimin nr. 784 vendosi “Marrjen e masave të përkohëshme në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore”, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.

 

Njoftim_Masa_Hetim_Paraprak

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.