Memorandum bashkepunimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Dhomes se Tregtise dhe Industrise

Autoriteti i Konkurrencës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

 

Në mjediset e Hotel Tirana International u nenshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Znj. Lindita Milo (Lati) dhe Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë, Prof. Gjok Uldedaj.

 

Sipas marrëveshjes, palët do të bashkëpunojnë për rritjen e konkurrencës së lirë dhe efektive duke dhënë mendimet e tyre në rastet e kufizimit, ndërhyrjes dhe deformimit të konkurrencës në treg. Të dy këto institucione, do të shkëmbejnë informacione dhe do të japin të dhëna të tjera të nevojshme në përmbushje të detyrimeve ligjore reciproke.

 

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës u shpreh: “Konkurrenca reale dhe e fortë është kyç për konkurrueshmërinë e ekonomisë. Konkurrenca sjell rritjen e produktivitetit dhe nxit kompanitë ta bazojnë aktivitetin e tyre në novacionin. Ky pohim nuk është thjesht një pohim teorik, por një domosdoshmëri praktike për  një ekonomi që shpejt apo vonë do të jetë pjesë e ekonomisë globale. Bazuar në këtë argument Autoriteti i Konkurrencës, duke zbatuar Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Politikën Kombëtare të Konkurrencës, kontribuon në rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë së ekonomisë nëpërmjet: kuadrit të nevojshëm legjislativ, kapaciteteve të mjaftueshme administrative, dhe ndërmarrjes së veprimeve profesionale në zbatim të ligjit”.

 

Znj. Lindita Milo shtoi se: “Komuniteti i biznesit është i interesuar për një funksionim sa më normal të tregut dhe të mekanizmave të tij per rritjen e produktivitetit të përdorimit të burimeve qe sjellin rritjen e pergjithëshme të  mirëqenies së konsumatorëve. Në këtë këndvështrim, komuniteti juaj  është një nga aleatët kryesorë të Autoritetit të Konkurrencës. Por në vetvete, zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe i Politikës së Konkurrencës shtron si domosdoshmëri krijimin e një ambjenti të favorshëm për zhvillimin e aktivitetit të ndërmarrjeve publike dhe private dhe njohjen e zbatimin e rregullave të qarta të lojës”.

 

Kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e punës të të dy institucioneve, por edhe në përgjithësi në rritjen e bashkëpunimit midis komunitetit të biznesit dhe Autoritetit të Konkurrencës.

 

Autoriteti i Konkurrencës, si një nga institucionet publike të angazhuara në mënyrë të drejtpërdrejtë me krijimin e një sistemi, i cili garanton  funksionimin e mekanizmave të tregut, synon mbrojtjen e konkurrencës në tregun e brendshëm nga shtrembërimet e praktikat anti-konkurruese duke kontribuar për një ekonomi të lirë dhe funksionale të tregut.

 

Autoriteti i Konkurrencës

Rruga “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV

Tel: 04 / 23 45 04, Fax: 04 / 23 44 97

E-Mail: competition@caa.gov.al, Website: http://www.caa.gov.al/

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });