Mbi përftimin e kontrollit nëpërmjet shitblerjes së 98,83% të aksioneve të TIRANA BANK SHA nga PIRAEUS BANK SA tek BALFIN SHPK dhe KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

Komisioni I Konkurrencës, nëpërmjet vendimit nr. 580, datë 17.01.2019, vendosi: “Mbi përftimin e kontrollit nëpërmjet shitblerjes së 98,83% të aksioneve të TIRANA BANK SHA nga PIRAEUS BANK SA tek BALFIN SHPK dhe KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE” Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në link-un më poshtë.

Njoftim për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 572 të Komisionit të Konkurrencës “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes EKMA në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro – Ushqimore në qytetin e Tiranës”

Autoriteti i Konkurrencës në përfundim të hetimit të thelluar në tregun e qiradhënies të ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro – Ushqimore në qytetin e Tiranës, me Vendimin nr. 572, datë 22.11.2018 “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes EKMA në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin

Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 570, datë 22.11.2018 “Mbi autorizimin e përqëndrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të Danske Commodities A/S nga Equinor Refining Norway AS”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e tregtimit të energjisë elektrike. Danske Commodities A/S operon në Shqipëri nëpërmjet degës së saj Danske

Autorizimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes të aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 571, datë 22.11.2018 “Mbi Autorizimin e përqëndrimit të rezlizuar nëpërmjet shitblerjes së aksioneve prej 88.89% të Societe Generale Albania SHA nga Societe Generale tek OTP Bank Nyrt”, autorizoi përqëndrimin e realizuar në tregun e shërbimeve bankare. OTP Bank Nyrt është shoqëri aksionare hungareze. Aktivitetet

Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “EKMA Albania” SHPK, në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro – Ushqimore në qytetin e Tiranës

Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 572, datë 22.11.2018, në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve Agro-Ushqimore në qytetin e Tiranës, konstatoi se ndërmarrja “EKMA Albania” SHPK abuzon me pozitën dominuese në tregun përkatës, dhe kjo sjellje përbën shkelje të rëndë të rregullave të konkurrencës.

Për mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK, në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura me to, për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit dhe dhënien e disa rekomandimeve

Me Vendimin nr. 567, datë 07.11.2018, Autoriteti i Konkurrencës, me qëllim rregullimin e tregut të ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura me to, për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, i rekomandoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, midis të tjerave, miratimin e një kuadri të ri ligjor që

Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.562, datë 25.10.2018 “Për vendosje gjobe dhe detyrime ndaj ndërmarrjes “SGS Automotive Albania” SHPK në tregun e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe dhënien e disa rekomandimeve” konstatoi abuzimin me pozitën

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content