Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 860, datë 31.01.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së disa aseteve të shoqërisë Automobil-Logistik-Mosolf GmbH nga shoqëria Volkswagen Group Services GmbH.

Automobil-Logistik-Mosolf GmbH, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti zbatimin dhe ofrimin e shërbimeve për mjetet motorike si p.sh. shërbimet e ruajtjes, magazinimit etj, transportin special të automjeteve të të gjitha llojeve, blerjen dhe shitjen e automjeteve, si dhe kryerjen e të gjithë transaksioneve në Gjermani dhe jashtë saj që lidhen ligjërisht dhe ekonomikisht me aktivitetet e mësipërme.

Volkswagen Group Services GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti ofrimin e shërbimeve me kontratë pune, veçanërisht të natyrës teknike dhe tregtare, kryesisht për shoqëritë e Grupit Volkswagen. Është një filial i shoqërisë Volkswagen Aktiengesellschaft, ku kjo e fundit ka objekt aktiviteti prodhimin dhe shitjen e automjeteve dhe motorëve të të gjitha llojeve, pjesëve të tyre si dhe të gjitha sistemeve, makinerive, veglave dhe produkteve të tjera teknike dhe është shoqëria mëmë e Volkswagen Group.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar, duke mos patur asnjë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së disa aseteve të shoqërisë Automobil-Logistik-Mosolf GmbH nga shoqëria Volkswagen Group Services GmbH.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 860, datë 31.01.2022 në caa.gov.al

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.