Rezana Konomi Perolla

Anëtar i Komisionit

Biografi

Znj. Rezana Konomi (Perolla) është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1990, me rezultate të shkëlqyera. Fillimisht eksperienca ka startuar si këshilltare ligjore pranë Zyrës së Ndihmës Juridike, më pas e quajtur Kolegji i Avokatëve Tiranë, si avokate pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Menjëherë pas studimeve ka filluar dhe karrierën akademike duke u angazhuar si pedagoge/ lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile,
angazhim i cili ka qenë intensiv deri në vitin 2000. Në vitin 2000 fillon një eksperiencë të re në Institucionin e Avokatit të Popullit që në hapat
e para të krijimit të tij me detyrën e ekspertes ligjore, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2009.
Në vitin 2009, me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është mandatuar nga Kuvendi i Shqipërisë në funksionin e anëtares së Komisionit të Konkurrencës, zgjedhur nga Komisioni i Konkurrencës Zv.Kryetare e këtij Komisioni, detyrë të cilën e ka mbajtur për rreth 6
vjet. Në vitin 2015 i përkushtohet tërësisht fushës akademike dhe emërohet Dekane e Fakultetittë Drejtësisë në Universitetin Jopublik “Luarasi”, funksion të cilin e ka mbajtur deri në tetor të vitit 2021.
Në muajin tetor të vitit 2021, me Dekret të Presidentit të Republikës dhe me miratim të Kuvendit të Shqipërisë zgjidhet anëtare e Komisionit të Konkurrencës pranë Autoritetit të Konkurrencës.
Znj. Rezana Konomi (Perolla), në vitin 2012 fiton gradën shkencore Doktor i Shkencave dhe aktualisht mban titullin Profesor i Asociuar. Gjatë gjithë eksperiencës profesionale, Znj.Konomi ka një kontribut të gjerë në fushën akademike, me shumë botime, studime, monografi,artikuj shkencorë në Revista Shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu Znj. Konomi ka qenë pjesë e disa grupeve të punës në hartime legjislacioni dhe
akte të tjera ligjore dhe nënligjore. Mban aktualisht licensën e avokatit dhe të ndërmjetësit ligjor.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.