Leida Matja

Anëtar / Zv. Kryetar i Komisionit

Biografi

Znj. Leida Matja është zgjedhur anëtare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me Vendimin nr.29, datë 23.03.2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Znj. Matja ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në vitin1993. Ajo mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Ekonomike, me specializim Marketing, që nga viti 2014.Znj. Matja ka një përvojë të konsiderueshme profesionale dhe akademike. Gjatë periudhës 2001-2002, ajo ka punuar për Bankën Gjermane për Rindërtim (Kreditanstalt fuer Wiederaufbau) si konsulente ekonomike. Në periudhën 2001-2005 ka qenë Drejtuese e një Projekti të USAID, me anë të të cilit është
bërë i mundur implementimi i 11 programeve për sipërmarrjen në të gjithë Shqipërinë. Znj. Matja, që nga viti 1998 dhe në vazhdim, ka një kontribut akademik afatgjatë me
punësimin e saj si Lektore e Marketingut në Universitetin e Tiranës dhe më pas në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, ku gjatë periudhës 2012-2015, ajo ka mbajtur edhe pozicionin e Shefes së Departamentit të Burimeve Njerëzore për Turizmin. Znj. Matja ka një aktivitet të gjerë në fushën e konsulencës për biznese dhe aktualisht është anëtare e Bordit të Shoqatës së Konsulentëve të Shqipërisë. Në periudhën 2012-2015, ajo ka qenë Presidente e Shoqatës së Turizmit Shqiptar, si dhe anëtare e Bordit dhe bashkëpunëtore respektivisht e Shoqatës së Grave Profesioniste, Afariste dhe Artizane, si dhe e Biznes Albania. Znj. Matja, në fushën e saj të konsulencës, ka një bashkëpunim me shumë organizata të huaja si: UNDP, EBRD, ETF, etj, ku ka kontribuar me studime, vrojtime e konsulenca.
Znj. Matja, sot numëron me dhjetëra pjesëmarrje në konferenca, si dhe botime artikujsh në revista shkencore të mirënjohura.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.