Fatjola Delija

Anëtar i Komisionit

Znj. Fatjola Delija (Lubonja) është zgjedhur anëtare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me Vendimin nr. 39/2024 , datë 11.04.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Znj. Delija ka përfunduar studimet Bachelor në Manaxhim Biznesi në vitin 2008 pranë Universitetit të Tiranës– Departamenti i Manaxhimit dhe studimet Master në Financë pranë Universitetit të Tiranës – Departamenti i Financës (2011). Prej vitit 2020, Znj. Delija mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Ekonomike në Financë.

Znj. Delija është angazhuar për një periudhë nëntë vjeçare në jetën akademike si pedagoge dhe lektore pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomise; Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit si dhe në Universitete  jo publike. Ajo është autore e botimeve të ndryshme në revista shkencore të mirënjohura dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë karrierës së saj Znj. Delija ka qenë pjesë e administratës publike duke ushtruar disa funksione të rëndësishme si Drejtor i Integrimit Europian dhe Projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Planifikimit të Buxhetit dhe Financës në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ajo ka ndjekur specializime të vazhdueshme në çështjet e integrimit europian dhe menaxhimit të biznesit si Shkolla Verore Europiane (2016) organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Specializim në Biznes (2020-2021) online në Wharton University of Pennsylvania. Për një periudhë rreth pesë vjeçare Znj. Delija ka qenë e punësuar pranë Bankës së Shqipërisë fillimisht në Departamentin e Sistemit të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës dhe më pas në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare, fokusuar në riskun e kreditimit ku është trajnuar në vazhdimësi nga Deutsche Bundesbank, Center of Exelence in Finance, etc.

Ajo është pjesë aktive e shoqërisë civile veçanërisht në çështje që lidhjen me përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në nevojë dhe komuniteteve të margjinalizuara në Shqipëri, barazisë ginore dhe të rinjve. Znj. Delija ka qenë gjithashtu e përfshirë në vazhdimësi si konsulente në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.