Durim Kraja

Anëtar i Komisionit

Biografi

Z. Durim Kraja është zgjedhur anëtar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me Vendimin nr. 54/2022, datë 23.06.2022, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Z. Kraja vjen nga një karrierë e profilit të lartë në sektorin publik dhe privat duke patur një eksperiencë të gjatë lidhur me disa prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat Shqipëria është përballur që nga rënia e regjimit komunist dhe fillimi i epokës demokratike të vendit.
Z. Kraja ka përfunduar shkollimin për studime ekonomike, duke u diplomuar në nivelin Bachelor në Financë pranë Universitetit të Tiranës – Departamenti i Ekonomisë (1988), dhe nivelin Master në Administrim Publik nga Universiteti i Nebraskës – Departamenti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës (2006). Që nga viti 2015, Z. Kraja mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Ekonomike në Menaxhim nga Universiteti i Tiranës – Departamenti i Ekonomisë.
Z. Kraja ka ushtruar një sërë funksionesh shumë prestigjioze dhe sigurisht sfiduese në sektorin publik, ku punoi për më shumë se 6 vjet si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (2005-2011). Ai gjithashtu ka punuar pranë Ministrinë së Shëndetësisë në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit (2013), si dhe Drejtorit të Drejtorisë së Auditimit, dhe Drejtorit të Departamentit Ekonomik (2003-2005).
Ai ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës Kombëtare Tregtare Tiranë,në Drejtorinë e Kreditit Afatshkurtër (1993) dhe Shef Finance pranë Bankës Tregtare Shkodër (1991-1993) Për më tepër, Z. Kraja ka ushtruar funksione të rëndësishme pranë sektorit privat. Ai ka menaxhuar një kompani italiane për 3 vite (1988-1991) dhe, në dritën e gamës së gjerë të njohurive të tij në shumë fusha dhe industri të ndryshme, ka bashkëpunuar me kompaninë konsulente ndërkombëtare Laë & Tax Firm CMS si këshilltar për 6 vjet (2012-2017). Gjithashtu vlen të theksohet bashkëpunimi me Urban Research Institute nga viti 2021 e në vazhdim si konsulent pranë këtij institucioni.
Nga viti 2020 deri në korrik 2022, ka ushtruar detyrën e Administratorit të kompanisë së investimeve GAIA sh.p.k.
Z. Kraja, si rrjedhojë e pozicioneve administrative që ka mbajtur, ka qenë anëtar pranë institucioneve të ndryshme financiare nderkombetare (ndër të cilat përmendim “Anëtar i Bordit Administrativ dhe ekzekutiv të Bankes të Këshillit të Europes “CEB” (2005-2009) – duke përfaqësuar Shqipërinë; Acting Governor për Shqipërinë në Bankën Islamike për Zhvillim IDB” (2006-2010); si dhe “Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit OST” (2008 – 2011), etj.).
Z. Kraja është gjithashtu i përfshirë aktivisht në jetën akademike si pedagog pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomise dhe së fundmi, nga viti 2019, si pedagog i brendshëm pranë departamentit të Ekonomisë në Universitetin Metropolitan në Tiranë. Autor i botimeve të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.