Rasti: Përftimi i përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërisë TV Kabllor Shijaku SHPK nga shoqëria  Albanian Satellite Communications SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 276 prot. i AK, datë 17.03.2026, “Dërgim njoftimi për përqendrimin sipas Formularit të Thjeshtuar”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë TV Kabllor Shijaku SHPK nga shoqëria  Albanian Satellite Communications SHPK.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: Albanian Satellite Communications SHPK është një shoqëri  me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt të veprimtarisë: shërbime në fushën e telekomunikacionit, transmetimit satelitor, transmetimit të të dhënave, figurë, video, kërkime, konsultime, projektime, organizime, shpërndarje e produkteve të teknologjisë së lartë, shitjen dhe zbatimin e studimeve të ndryshme pas miratimit dhe në bazë të lejeve nga institucionet përkatëse; investimet në infrastrukturën e transmetimeve të të dhënave, investime direkte ose përdorim i kapaciteteve të tregut etj; investimin e kapitaleve të shoqërive dhe financime të tjera për blerjen e pasurive të patundshme dhe në vazhdim të aktiviteteve për arritjen e objektit të shoqërisë; zhvillimin e projekteve dhe rindërtimin e ndërmarrjeve industriale, pas dhe në bazë të lejeve të miratuara për shoqërinë nga institucionet përkatëse.

Shitësi: Sh. B. individ, shtetas shqiptar.

Target: TV Kabllor Shijaku SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti veprimtari televizioni kabllor. Shoqëria TV Kabllor Shijaku SHPK është subjekt i autorizuar nga AMA si OSHMA për përsëritjen e programit audioviziv dhe me zonë licencimi Qyteti i Shijakut.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content