Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm të shoqërisë Iveco Group N.V. nga shoqëria TML CV HOLDINGS PTE. LTD.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.743 prot., i AK, datë 18.08.2025, “Njoftim përqendrimi ndërmjet TML CV Holdings Pte Ltd / Iveco Group N.V”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e synuar mbi blerjen e 100% të aksioneve të zakonshme të shoqërisë Iveco Group N.V, nga shoqëria TML CV HOLDINGS PTE. LTD.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Ofertuesi 1: TML CV HOLDINGS PTE. LTD. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Singaporit, me objekt aktiviteti mbajtja e shoqërive holding.

TML CV HOLDINGS PTE. LTD. zotërohet nga TATA MOTORS LIMITED, pjesë e Tata Motors Group.

Tata Motors Group nuk është prezente dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Shoqëria Target: Iveco Group N.V. është një shoqëri publike me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hollandez, aktive në projektimin, prodhimin dhe shitjen e kamionëve, automjeteve të tjera tregtare dhe autobuzëve, si dhe produkteve të sistemit të transmetimit të fuqisë dhe produkte financiare për tregtarët dhe klientët e Iveco-s.

Iveco Group N.V. nuk ka filiale të regjistruara në Shqipëri por është prezente nëpërmjet distributorëve vendas dhe aktiviteti i saj konsiston në shpërndarjen, shitjen dhe ofrimin e shërbimeve pas shitjes të kamionëve dhe autobusëve.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.