Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërive Akkim Yapi Kimyasallari Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi dhe AKKIM EUROPE S.R.L. nga shoqëria Sika AG. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 198 prot., i AK, datë 23.02.2026, “Njoftimi i Përqendrimit ndërmjet SIKA AG / AKKIM TURKEY / AKFIX / AKDE KIMYA/ AKKIM  EUROPE ”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 100% të kapitalit dhe si rrjedhojë përftimin e kontrollit të vetëm të shoqërive Akkim Yapi Kimyasallari Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi, Akde Kimya Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi, Akfix Kimya Lojistik Hizmetleri Limited Şirketi, AKKIM EUROPE S.R.L. nga shoqëria Sika AG.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Sika AG është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Zvicrës, shoqëria mëmë e Grupit Sika, një grup që ushtron aktivitet në tregun ndërkombëtar të kimikateve speciale. Sika zhvillon dhe prodhon, në veçanti, aditivë me bazë kimike për beton dhe llaçe, llaçe speciale, izolues dhe ngjitës adeziv, materiale për amortizim dhe përforcim, sisteme për forcim strukturor, dysheme industriale, si dhe sisteme për çati dhe hidroizolim, të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe nga industri të ndryshme prodhuese.

Shitësit: z. H.A, z. R.A, z. Y. A, z. M. A. A., z. H. H. A.dhe z. M. M. A, individë.

Shoqëritë target :

(i) Akkim Yapi Kimyasallari Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi/ Akkim Turkey është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Turqisë.

-Akfix Kimya Lojistik Hizmetleri Limited Şirketi / Akfix është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Turqisë.

-Akde Kimya Sanayi ve Ticaret Anonim Şirketi / Akde Kimya është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Turqisë.

(ii) AKKIM EUROPE S.R.L. / AKKIM  EUROPE është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Rumanisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content