Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë O-SP Albania SHA nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 528 prot., i AK datë 03.06.2025  “Njoftim 4A-M SHPK”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë O-SP Albania SHA nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Referuar dokumentit “Kontratë shitje pasuri e luajtshme (aksione)”, palët në marrëveshje janë:

Pala blerëse: 4 A-M SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila zotërohet 100% nga ortaku i vetëm z Ardit Metaliaj.

Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj; Punime elektrike, tregtim me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, import eksportin e tyre, prodhim dhe tregtim betoni dhe inerte, tregtim me shumicë dhe me pakicë, import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtepiake, konfeksione, kozmetike. Tregtim dhe shitje produktesh artizanati, kimike, tekstile, artikuj plastike. Tregtim produktesh të gatshme me shumicë e pakicë, etj. Në fushën e ndërtimit, të ndërtimeve civile, industriale, turistike, bujqësore, mbi 2 kate dhe kompletimi me instalimet e nevojshme për to. Në fushën e projektimit dhe zbatimin duke përfshirë, por pa u kufizuar i veprave urbane, civile, industriale, arkitekturore, rrugore dhe hekurudhore, urave dhe veprave të artit, si dhe punime inxhinierike, topografike dhe hidrologjike, inxhinierike të impianteve të prodhimit dhe transmetimit të energjisë etj. Ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike. Përmirësim dhe shfrytëzim të pyjeve. Transport kombëtar dhe ndërkombëtar për mallra të ndryshëm dhe/ose udhëtarë për të trete dhe me qira. Transport i karburanteve. Shërbime pastrimi dhe mirëmbajtjeje te ambienteve te brendshme dhe te jashtme, etj.

Pala shitëse: z. A. M., shtetas shqiptar, zotërues i 100% të kapitalit të shoqërisë target.

Shoqëria Target: O-SP Albania SHA, shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Import, eksport, shitje dhe tregtim me shumicë dhe pakicë, transport dhe magazinimi i gjithë produkteve të naftës dhe nënprodukteve të saj, gazit dhe produkteve energjetike. Import, transport, tregtim dhe magazinimi i vajrave lubrifikante. Shitje pjesëve të këmbimit, gomave, riparim makinash. Riparim dhe mirëmbajtje e pjesëve mekanike dhe të motorit. Riparim dhe mirëmbajtje karrocerie. Riparim dhe mirëmbajtje impianti elektrik. Riparim dhe mirëmbajtje e gomave. Mbledhje, depozitim, shkatërrimi i mjeteve rrugore ose i pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.