Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Med Lab SHPK nga Z. Klodian Allajbeu.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 811 prot.i AK, datë 11.12.2024  “Formulari i thjeshtuar i njoftimit të përqendrimeve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e blerjes së 100% të kuotës në shoqërinë Med Lab SHPK nga Z. Klodian Allajbeu.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Z. Klodian Allajbeu shtetas shqiptar, i cili zotëron kuota në shoqëri që kanë aktivitet si: shitje, blerje, dhënie/marrje me qira të pronave të paluajtshme, prodhim, realizim, impiante prodhimi energjie elektrike, trajtimi, riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve spitalore, hapja dhe menaxhimi i qendrave të përpunimit të mbetjeve spitalore, riciklimi i mbetjeve spitalore, shërbimi spitalor, arsimi i lartë etj.

Pala Shitëse: Znj. Rezalda Shehi, shtetase shqiptare.

Shoqëria Target: Med Lab SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila ushtron aktivitetin në tregun e tregtimit të pajisjeve mjekësore dhe laboratorike.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.