Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë MD green energy SHPK nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 496 prot., i AK datë 21.05.2025  “Formulari i thjeshtuar i njoftimit të përqendrimit”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë MD green energy SHPK nga shoqëria 4 A-M SHPK.

Referuar dokumentit “Kontratë shitje pasuri e luajtshme”, palët në marrëveshje janë:

Pala blerëse: 4 A-M SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila zotërohet 100% nga ortaku i vetëm z AM.

Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: Punime elektrike, tregtim me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, import eksportin e tyre, prodhim dhe tregtim betoni dhe inerte, tregtim me shumicë dhe me pakicë, import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtëpiake, konfeksione, kozmetike; etj.

Shoqëria 4 A-M SHPK, zotëron 40% të kapitalit në shoqërinë GREEN ENERGY PLUS SHPK, me objekt aktiviteti: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë  elektrike, fotovoltaike, dhe gjithë llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmëse në gjithë territorin e Shqipërisë. Prodhim energjie fotovoltaike, hidrike, solare, etj. Shit-blerje energjie fotovoltaike, solare, hidrike, etj.

Pala shitëse:

  • Shoqëria D.K-KONSTRUKSION SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Sinjalistikë rrugore vertikale, horizontale, siguri rrugore, ndriçuese dhe jo ndriçuese, studim, projektim, prodhim, montim, tregtim dhe zbatim të tyre. Import-eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të sinjalistikës rrugore, targa prokate, metale për skrap, veshjeve të punës, pajisje dhe veshje për parandalimin e aksidenteve, për sigurimin teknik në pune, vegla pune te pajisjeve dhe pjesëve industriale, telekomunikacioni, pajisje elektrike, panele diellore, etj.
  • Shoqëria DABAR SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Import eksport me shumicë e pakicë të artikujve industrial, materialeve elektrike, materialeve të ndërtimit, materialeve elektronike, mekanike, pajisjeve elektrike, pajisjeve elektronike, mekanike, pjesë këmbimi automjetesh, tregtim me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtepiake, konfeksione, kozmetike të materialeve të ndërtimit, elektrike elektronike, mekanike, pjese këmbimi automjetesh, prodhim të artikujve industrial, etj.

Shoqëria Target: MD green energy SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Prodhim të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar burimet e energjisë, të cilat gjenden në natyre dhe janë të rinovueshme, si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale, e biomasës ose biogazit, si dhe energjia nga mbetjet urbane. b) Studim dhe projektim të hidrocentraleve, centraleve apo impianteve, të cilat bëjnë të mundur shfrytëzimin e energjisë, që gjendet në natyrë dhe që janë të rinovueshme. c) Ndërtim, rehabilitim, modernizim të hidrocentraleve, të centraleve dhe të impianteve, të cilat bëjnë të mundur shfrytëzimin e energjive që gjenden në natyre dhe që janë të rinovueshme. d) Operim, shitje të energjisë elektrike klientëve dhe blerje të energjisë elektrike nga operatore të ndryshëm privat apo shtetëror, brenda dhe jashtë vendit. e) Transmetim të energjisë elektrike në sistemin e tensionit të lartë, funksion, i cili përfshin edhe transmetimin ose interkonjeksionin ndërkombëtar.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.