Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë ECO RICIKLIM SHPK nga shoqëria ANAMARK SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 373 prot. i AK, datë 01.04.2025  “Formulari i thjeshtuar i njoftimit të përqendrimeve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e blerjes së 70% të kuotës në shoqërinë ECO RICIKLIM SHPK nga shoqëria ANAMARK SHPK.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: ANAMARK SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti: qiradhënie, tregtim të artikujve ushqimore, etj; veprimtari të lidhura ose të ngjashme me objektin e shoqërisë.

Shoqëria ANAMARK SHPK zotërohet 100% nga z. Klodian Allajbeu, i cili zotëron kuota në shoqëri që kanë aktivitet si: shitje, blerje, dhënie/marrje me qira të pronave të paluajtshme, prodhim, realizim, impiante prodhimi energjie elektrike, trajtimi, riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve spitalore, hapja dhe menaxhimi i qendrave të përpunimit të mbetjeve spitalore, riciklimi i mbetjeve spitalore, shërbimi spitalor, arsimi i lartë, tregtimi i pajisjeve mjekësore dhe laboratorike, etj.

Pala shitëse: Z. Arbër Teqja, shtetas shqiptar, i cili para transaksionit zotëronte 70% të kapitalit themeltar të shoqërisë target ECO RICIKLIM SHPK.

Shoqëria Target: ECO RICIKLIM SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti: Pastrim, grumbullim, përpunim, transport dhe asgjësim të mbetjeve spitalore apo mbetjeve të tjera të ngjashme, sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuar me ligj; import – eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të artikujve dhe mjeteve që përdoren për transportin, magazinimin e këtyre lloj mbetjesh; shërbim 3DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim), pastrim të ambienteve të ndryshme, prodhuese, tregtare, magazina, hotele, spitale, konvikte etj, si dhe import – eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të dezinfektuesve dhe produkteve të tjera që i shërbejnë këtij qëllimi. Shoqëria mund të kryejë çdo veprimtari të nevojshme e të dobishme, të lejuar nga ligji për realizimin e objektit të aktivitetit të saj.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.