Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION SHPK nga shoqëria UNION BANK SHA.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 419 prot., datë 18.04.2025  “Konfirmim i Depozitimit të Dokumentave”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar lidhur me përftimin e kontrollit të shoqërisë ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION SHPK nga   shoqëria UNION BANK SHA.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: UNION BANK SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: dhënia e të gjitha formave të kredisë, përfshirë kreditë hipotekore dhe konsumatore; leasing financiar; të gjitha shërbimet e pagesave dhe transferimit të parave; blerja ose shitja e instrumentave të tregut të parasë, këmbim valutor; emetimi dhe administrimi i instrumentave të pagesës; ofrimi i shërbimeve të këshillimit, ndërmjetësimit etj.

Shoqëria target: ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e licensuar nga Banka e Shqipërisë në përputhje me ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe rregullores “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jo-banka” për të ushtruar aktivitet si Subjekt Financiar JoBankë.

Pala shitëse: z. B. L., shtetas shqiptar dhe z. R. B., shtetas shqiptar.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.