Rasti: Përftimi i kontrollit të disa aseteve që lidhen me biznesin Dockers EU nga shoqëria ORBICO SPORTSTYLE S.r.l.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 944 prot. i AK, datë 29.10.2025 “Njoftimi i Përqendrimit”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të disa aseteve që lidhen me biznesin Dockers EU nga shoqëria ORBICO SPORTSTYLE S.r.l.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: ORBICO SPORTSTYLE S.r.l është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit italian, e cila kontrollohet 100% nga ORBICO d.o.o. pjesë e grupit të shoqërive ORBICO. Orbico Group është distributor i një numri të madh markash, duke filluar nga produktet e kujdesit të bukurisë, produkteve ushqimore dhe joushqimore, pajisjeve teknike dhe elektrike deri ne farmaceutike, lodra, tekstile, cigare si dhe produkte të vajit motorik.

ORBICO d.o.o. është prezent në Shqipëri nëpërmjet filialit të tij ORBICO SHPK, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e cila operon kryesisht në tregun e produkteve të konsumit të shpejtë (FMCG) dhe tregun e bukurisë, duke u fokusuar në produkte kozmetike të cilësisë së lartë, parfume dhe produkte make-up.

Pala Shitëse:

LEVI STRAUSS & co EUROPE është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Belgjikës, , me objekt aktiviteti tregtia me shumicë e veshjeve, përveç veshjeve të punës dhe të brendshmeve; tregtia me pakicë e veshjeve, të brendshmeve dhe aksesorëve të veshjeve për burra, gra, fëmijë dhe foshnja, etj.

LEVI STRAUSS DE ESPAÑA S.A. është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit të Spanjës, me objekt aktiviteti prodhimin, shpërndarjen dhe marketingun e përgjithshëm, duke përfshirë blerjen dhe shitjen, importin dhe eksportin e të gjitha llojeve të veshjeve, si dhe ofrimin e asistencës teknike për prodhuesit e shpërndarësit etj.

LEVI STRAUSS DE ESPAÑA S.A., SUCURSAL është Dega në Portugali e LEVI STRAUSS DE ESPAÑA S.A., me objekt aktiviteti prodhimin, shpërndarjen dhe komercializimin e përgjithshëm, duke përfshirë blerjen dhe shitjen, importin dhe eksportin në Portugali të të gjitha llojeve të veshjeve, si dhe ofrimin e asistencës teknike për prodhuesit dhe shpërndarësit portugezë dhe koordinimin e porosive të destinuara për tregun portugez.  

LEVI STRAUSS & co EUROPE, LEVI STRAUSS DE ESPAÑA S.A. dhe LEVI STRAUSS DE ESPAÑA S.A., SUCURSAL zotërohen nga shoqëria mëmë LEVI STRAUSS & CO. (LS& Co.), një korporatë në Delaware.

Asetet target janë asetet që lidhen me biznesin Dockers EU, konkretisht ato që përdoren në operimin e dyqaneve me pakicë në Portugali dhe Spanjë ku shiten veshje dhe aksesorë nën markën “DOCKERS’, pjesë e Levi Strauss & CO.

Asetet Target nuk gjenerojnë të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    '[hcaptcha action="my_hcap_action" name="my_hcap_name" auto="true|false" ajax="true|false" force="true|false" theme="light|dark|auto" size="normal|compact|invisible"]'

    Skip to content