Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 470 prot. i AK, datë 13.05.2025 “Formulari i Thjeshtuar i Njoftimit të Përqendrimit”, ku jemi njoftuar se shoqëritë AGNA SHA dhe INTER STOCK SHPK kanë themeluar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, INTER STOCK Albania SHPK, me qëllim tregtimin e produkteve te veshjeve, të të gjitha llojeve dhe materialeve, të këpucëve, aksesoreve të ndryshëm dhe produkteve të kozmetikës.
Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:
Pala 1: AGNA SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: import-export të mallrave industriale e ushqimore, materiale ndërtimi, prodhime bujqësore dhe blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike; në fushën e investimit në ndërtim, në fushën e shitblerjes së trojeve për ndërtim, për turizëm, fshatra turistike, moteleri dhe hoteleri; tregtim import – eksport i produkteve dhe nënprodukteve të duhanit; shitblerje, marrje ose dhënie me qera të pasurive të paluajtshme dhe atyre të luajtshme; veprimtari trajnuese dhe çertifikuese të punonjësve të administratës publike, punonjësve të institucioneve arsimore; auditimi, mbikëqyrja dhe certifikimi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare për institucionet në përgjithësi dhe/ose personelin e tyre në veçanti etj.
Pala 2: INTER STOCK SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Kosovës dhe adrese në Prishtinë. Objekti kryesor i aktivitetit të shoqërisë është :Aktivitetet e ndërmjetësimit për shitjen e tekstileve, veshjeve, gëzofit, këpucët dhe artikujt e lëkurës, dhe aktivitete te tjera në, tregti me shumicë dhe pakicë të veshjeve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara; artikuj elektronike dhe elektroshtepiake në dyqane të specializuara; magazinim, ruajtje dhe transport mallrash, etj.
Ndërmarrje e Përbashkët (JV): INTER STOCK Albania SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: Hapja njësive tregtarë dhe atyre ndihmëse, për tregtimin me pakicë të veshjeve të te gjitha llojeve dhe materialeve, të këpucëve, aksesoreve të ndryshëm dhe produkteve të kozmetikës, si dhe çdo produkti tjetër të ngjashëm me përshkrimin e mësipërm. Çdo lloj veprimtarie tjetër tregtare që nuk vjen në kundërshtim me Ligjin.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.