Rezolutë e Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2020”

Kuvendi i Shqipërisë:

– Duke vlerësuar rolin e Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar;

– Duke njohur bashkëpunimin e këtij Autoriteti me institucionet qendrore e ato rregullatore për aktet që mund të prekin funksionimin e konkurrencës në tregje;

– Duke konsideruar se mirëfunksionimi i tregjeve kërkon gjithëpërfshirjen e aktorëve dhe faktorëve të tregut për t’i bërë ata konkurrues dhe sa më të hapur, me synim mirëqenien e konsumatorit,
Vlerëson veprimtarinë e Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2020 në drejtim të:

– Angazhimit maksimal të Komisionit të Konkurrencës për zhvillimin normal të veprimtarisë së institucionit, edhe pse në kushtet e vështira të krijuara si pasojë e pandemisë Covid-19, i cili është pasqyruar në miratimin e një numri total prej 87 vendimesh.

– Monitorimit të vazhdueshëm së bashku me institucionet e tjera mbikëqyrëse të përqëndrimeve të autorizuara gjatë vitit 2019 në dy nga tregjet me impakt të drejtpërdrejtë në interesat dhe mirëqenien e konsumatorëve, siç është tregu i telefonisë celulare dhe tregu financiar, me qëllim vlerësimin e efekteve që do të sillte në treg ndryshimi I kontrollit të shoqërive respektive.

– Përfundimit të procedurave hetimore në 5 tregjet që janë hetuar gjatë vitit 2019, për të cilat ka pasur dyshime të arsyeshme apo janë konstatuar raste të marrëveshjeve të ndaluara ose abuzim me pozitën dominuese, si: tregu i shërbimeve bankare, tregu i veprimtarive ekonomike që zhvillohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, tregu i importit të grurit dhe prodhimit të miellit, tregu i prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, tregu i depozitimit dhe devijimit të energjisë elektrike, si dhe përfundimi i hetimit të përgjithshëm në sektorin e arsimit të lartë, shoqëruar me detyrimet dhe rekomandimet përkatëse për IAL-të publike dhe private, rekomandimet e dhëna MASR dhe INSTAT.

– Rritjes së numrit të hetimeve në tregjet tradicionale, si dhe nisjen e hetimeve në tregjet e reja shumë sensitive për publikun e gjerë, siç është tregu për shitjen me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore, kërkesa e të cilave është rritur ndjeshëm si pasojë e pandemisë.

– Përafrimit të mëtejshëm të kuadrit rregullator të konkurrencës me direktivat e BE-së, duke hartuar dhe miratuar gjatë vitit 2020 katër akte nënligjore në formën e udhëzuesit, ku ndër më kryesorit është miratimi i direktivës së Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, ECN+ “Për fuqizimin e Autoritetit të Konkurrencës për të qenë sa më i efektshëm në zbatueshmërinë e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar dhe për të siguruar funksionimin e duhur të tregut”, e cila jep sigurinë se Autoriteti i Konkurrencës ka të gjitha mjetet e duhura për zbatimin e ligjit të konkurrencës, duke ofruar garanci dhe standarde në veprimtarinë e tij, si dhe aktet e tjera që do vijnë në ndihmë të ndërmarrjeve, konsumatorëve dhe publikut në terësi përsa i takon çështjeve që lidhen me konkurrencën në tregjet e rrjeteve dhe shërbimeve për komunikimet elektronike, me praktikat më të mira për kryerjen e procedurave për zbatimin e dispozitave ligjore për marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg apo dhe implementimin e rregullave të konkurrencës që lidhen me konfidencilitetin dhe aksesin në dosjet e Komisionit.

– Dhënies së kontributit për Kuvendin dhe institucionet e tjera për sa i takon vlerësimit ligjor të akteve ligjore dhe nënligjore, ku për vitin 2020 Autoriteti ka vlerësuar në total 37 akte, nga të cilat 3 projektligje, 4 projektakte normative, 24 akte nënligjore në tregun e energjisë, 4 akte nëligjore në sektorin e furnizimit me ujë dhe përpunimit të ujërave të ndotura si dhe Dokumentin Strategjik dhe Planin e Veprimit të AMA-s.

– Trajnimit të vazhdueshëm të stafit të realizuara në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar nëpërmet projekteve të BERZH dhe IPA, duke bërë të mundur zhvillimin e 12 trajnimeve brënda vendit dhe 10 trajnimeve jashtë, si dhe një pjesmarrje aktive në organizmat ndërkombëtarë, si: UNCTAD, OECD/RCC, ICN, etj.

– Përmirësimit ndër vite të përpjekjeve të institucionit në drejtim të advokacisë përkundrejt shumë palëve në treg, si: konsumatorët, komuniteti i biznesit dhe institucionet shtetërore, ku konkretisht gjatë vitit 2020 është hartuar dhe miratuar në bashkëpunim me projektin e asistencës teknike të dhënë nga BERZH-i dokumenti “Advokacia e konkurrencës dhe strategjia e komunikimit”, realizimi në datën 5 dhjetor i “Ditës Kombëtare të Konkurrencës” dhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Komisionerin për të Drejtën e Infomimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

– Ndjekjes së 3 proceve gjyqësore gjatë vitit 2020 ku Autoriteti rezulton të jetë i paditur nga ndërmarrjet për të cilat me vendimarrje të Komisionit është konstatuar abuzimi me pozitën dominuese dhe për të cilat gjykata administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Autoritetit.

– Dhënies së rekomandimeve konkrete për entet rregullatore dhe institucionet e administratës qëndrore, si dhe pasurimin e Platformës Parlmentare Online me këto rekomandime duke përditësuar statusin e tyre në vazhdimësi.

Kuvendi kërkon që Autoriteti i Konkurrencës për vitin 2021, të angazhohet në këto drejtime:

• Të vazhdojë monitorimet, hetimet dhe analizat në tregjet sensitive dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit, por edhe për tregjet e tjera referuar praktikave të ngjashme të vendeve të BE-së si tregu i medias audiovizive, shërbimeve portuale dhe sektori i ekonomisë dixhitale.

• Brenda vitit 2021 të paraqesë në Kuvend për amendim ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar.

• Të zgjerojë më tej ndërhyrjen në procesin ligjbërës duke mos u fokusuar në vlerësimin e projektit të një propozimi të ri ligjor, por edhe në vlerësimin e legjislacionit ekzitues, me qëllim evidentimin e pasojave të padëshirueshme që mund të ketë pasur një ligj, duke harmonizuar këtë ndërhyrje në nivel kombëtar dhe vendor.

• Të jetë aktiv dhe i përfshirë në advokacinë e reformave që promovojnë konkurrencën në procedurat e prokurimit publik dhe dhënies së ndihmës shtetërore, duke kontribuar drejtëpërsëdrejti në të ardhurat e kursyera që lejojnë rritje të shpenzimeve në fusha të tjera të buxhetit.

• Të organizojë më shumë trajnime/seminare në fushën e prokurimit publik për autoritet kontraktuese dhe për bashkësinë e biznesit në mënyrë që të udhëzohet drejt hartimi optimal të procedurave të prokurimit publik, për të shmangur marrëveshjen e fshehtë dhe bid rigging dhe të rritet ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e konkurrencës në prokurimin publik.

• Të krijojë mekanizma efektivë konsultimi me bizneset dhe partnerët socialë për të siguruar transparencë dhe parashikueshmëri të masave mbështetëse dhe legjislacionit në fushën e konkurrencës.

• Të rrisë përpjekjet për zhvillimin e mëtejshëm të kulturës së konkurrencës me fokus të veçantë botën akademike, me synimin që të sigurojë një gjeneratë profesionistësh, të cilët do të jenë të formuar në fushën e ligjit dhe të ekonomisë së konkurrencës dhe të pajisur me dije për të trajtuar politikat e konkurrencës dhe çështje të rregullimit.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content