Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 19.01.2023, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi të realizuara në tregun ndërkombëtar.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë paragon semvox GmbH nga shoqëria CARIAD SE.

2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive GR Vale S.A.C. dhe GR Bayovar S.A.C. nga shoqëritë Statkraft Peru S.A. dhe Statkraft Peru Holding S.A.C.

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 953, datë 19.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë paragon semvox GmbH nga shoqëria CARIAD SE; dhe me Vendimin nr. 954, datë 19.01.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive GR Vale S.A.C. dhe GR Bayovar S.A.C nga shoqëritë Statkraft Peru S.A. dhe Statkraft Peru Holding S.A.C.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

njoftim_per_shtyp_19.01.2023

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.