Workshop mbi Konkurrencën dhe Mirëqeverisjen: Partneritet Institucional mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Qëndresës Qytetare

Tiranë, 8 Korrik 2025

Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me organizatën Qëndresa Qytetare, zhvilloi më 8 Korrik 2025 një workshop tematik në ambientet e Hotel Tirana International, me fokus në sfidat e konkurrencës në treg dhe forcimin e mirëqeverisjes përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në fjalët përkatëse përshëndetëse si Kryetari i Komisionit të Konkurrencës, z. Denar Biba ashtu dhe Drejtori Ekzekutiv i Qëndresës Qytetare, z. Rigels Xhemollari, theksuan rëndësinë e dialogut mes institucioneve publike dhe aktorëve të shoqërisë civile për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe forcimin e transparencës në treg.

Në vijim, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës prezantuan çështje kyçe si:

  • Dinamikat e konkurrencës në sektorin e telekomunikacionit;
  • Vështirësitë dhe përmirësimet e nevojshme në fushën e prokurimeve publike.

Ndërsa përfaqësues të Programit të Mirëqeverisjes pranë Qëndresës Qytetare ndanë analizat e tyre mbi:

  • Struktura ekonomike dhe zhvillimi i tregut në Shqipëri;
  • Rezultatet e raportit të monitorimit të prokurimeve publike (z. Kolindo Vjerdha).

Diskutimi i hapur mes pjesëmarrësve nxiti reflektime të rëndësishme mbi problematikat e trajtuara dhe hodhi bazat për bashkëpunime të mëtejshme për rritjen e transparencës dhe garantimin e konkurrencës së lirë në sektorët ekonomikë dhe publikë.

Autoriteti I Konkurrencës do të vijojë të promovojë evente të kësaj natyre për të qënë sa më afër shoqërisë civile si një nga format më të rëndësishme të advokacisë mbi konkurrencën.

 

.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.