Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 16.09.2024, mori në shqyrtim Udhëzimin “Për referimin e çështjeve në lidhje me përqendrimet”.
Qëllimi kryesor i Udhëzimit është të qartësojë procedurat dhe kriteret për referimin e çështjeve në lidhje me përqendrimet ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit Evropian, duke u siguruar që çështjet shqyrtohen nga autoriteti më i përshtatshëm për të thjeshtuar procesin dhe për të shmangur përsëritjen. Për më tepër, ai synon të sigurojë konsistencë në vendimmarrje dhe siguri më të madhe ligjore për ndërmarrjet e përfshira në përqendrime ose përftim kontrolli duke përshkruar udhëzime dhe procedura të qarta për referimin e çështjeve.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1108, datë 16.09.2024, vendosi miratimin e Udhëzimit “Për referimin e çështjeve në lidhje me përqendrimet”.
Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim rastin e përqendrimit të propozuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë Marcegaglia Steel S.P.A. dhe Manni Group S.P.A.
Transaksioni i propozuar nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1109, datë 16.09.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë Marcegaglia Steel S.P.A. dhe Manni Group S.P.A”.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al