Komisioni i Konkurrencës jep rekomandime për tarifat e reja të ujit për tre ndërmarrje rajonale.

Tiranë, 26 Qershor 2025 – Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e zhvilluar më datë 26.06.2025, shqyrtoi aplikimet për ndryshimin e niveleve tarifore të shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotura për ndërmarrjet rajonale:

  1. Ujësjellës Kanalizime Berat SH.A;
  2. Ujësjellës Kanalizime Elbasan SH.A;
  3. Ujësjellës Kanalizime Korçë SH.A.

Pas analizimit të informacionit dhe projektvendimeve përkatëse, Komisioni vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit (ERRU) që tarifat e reja, të cilat do të miratohen, të jenë:

  • të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe;
  • të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës kërkon që vendimet për miratimin e tarifave të publikohen në mënyrë transparente në faqen zyrtare të ERRU-së, për të garantuar aksesin e qytetarëve në informacion dhe mbrojtjen e interesit publik në këtë sektor.

Vendimet përkatëse janë si më poshtë:

  • Vendimi nr. 1190, datë 26.06.2025 – për UK Berat SH.A;
  • Vendimi nr. 1191, datë 26.06.2025 – për UK Elbasan SH.A;
  • Vendimi nr. 1192, datë 26.06.2025 – për UK Korçë SH.A.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content