Diskutimi me Universitetin e Tiranës mbi rishikimin e dokumentit të Politikës Kombëtare të Konkurrencës
Ditën e enjte, datë 24.03.2016, ora 11.00 në ambjentet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës përfaqësuesit e Autoritetit të Konkurrencës diskutojnë me profesorë të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik dokumentin e rishikuar të Politikës Kombëtare të Konkurrencës.
Përmirësimet në këtë dokument vijnë pas një periudhe rreth 10 vjeçare të zbatimit të Politikës Kombëtare të Konkurrencës si dhe 12 vjeçare në zbatimin e Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, rekomandimeve të Komisionit Europian nëpërmjet raporteve të progresit dhe pas vlerësimit pozitiv të UNCTAD gjatë procesit të “Peer review” të kërkuar nga vetë Autoriteti i Konkurrencës.
Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i UT, vuri theksin mbi marredhenien midis shtetit dhe konkurrences. Nisur nga debatet ne qarqet akademike, rendesia qendron ne bashkimin e forcave per disa qellime te caktuara. Mes nesh mund të ndajmë opinione të ndryshme mbi lirinë ekonomike dhe ndikimin e qeverisë mbi forcat e tregut, por shpresoj se kemi një konsensus të gjerë mbi rolin e domosdoshëm të Autoriteteve të Konkurrencës në ekonomi. Konkurrenca është esenciale për t’i bërë tregjet eficente në funksion të konsumatorëve nëpërmjet inkurajimit të sipërmarrjes, inovacionit, eficensës dhe shumëlloshmërisë së zgjedhjes konsumatore.
Prof.Dr. Lindita Milo, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës nënvizoi se shpesh akademikët dhe politikanët i referohen lirisë ekonomike si një nga instrumentët jetikë për rritjen ekonomike të vendit ndërkohë që komuniteti i biznesit dhe konsumatorët i referohen konkurrencës së drejtë si burim i rritjes së mirëqënies së tyre. Por jo gjithmonë përfitimet nga politikat konkrete janë ato të duhura. Eksperienca ka treguar se deformimet në treg shkaktohen nga mosfunksionimi i sistemeve dhe një institucion është vetëm një nga hallkat e sistemit dhe nuk mund të zëvendësojë sistemin. Prandaj dhe zbatimi me eficiencë i politikës dhe ligjit të konkurrencës kërkon jo vetëm një institucion të pavarur të konkurrencës, por mirëfunksionin e të gjithë pjesëve të tjera të së drejtës në Shqipëri që mundësojnë mirëfunksionimin e tregjeve.
Opinionet dhe komentet e profesoratit të dy fakulteteve do të jenë pjesë e draftit të rishikuar i dokumentit të Politikës së Konkurrencës, i cili do të vazhdojë rrugëtimin e debaitit public me komunitetin e biznesit dhe shoqatat e konsumatorit, ministritë e linjës, si dhe politikbërësit.