Për “Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet transferimit të ½ të spektrit të ndërmarrjes Plus Communication SH.A tek Vodafone Albania SH.A”

Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 484, datë 23.11.2017, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet transferimit të ½ të spektrit të ndërmarrjes Plus Communication SH.A tek Vodafone Albania SH.A, si dhe:

1. Detyrimin e AKEP për të siguruar frekuenca të lira për çdo hyrës të ri në treg;

2. Pas përfundimit të transferimit të spektrit, AKEP-i të kryejë analizën e tregut të telefonisë celulare, duke përcaktuar operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT), sipas kërkesave të Kreut VI, të Ligjit Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në RSH”, i ndryshuar. AKEP-i për nxitjen e konkurrencës në treg të vendosë kushte dhe detyrime të veçanta sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 ndaj OFNT-ve dhe në rast moszbatimi ta parashtrojë rastin përpara Autoritetit të Konkurrencës.

3. Autoriteti i Konkurrencës të realizojë vlerësimin e tregut pas përqendrimit mbështetur në analizën e AKEP.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link-un e mëposhtëm.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.