Komisioni i Konkurrencës, me vendim nr. 485, datë 23.11.2017 vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet transferimit të ½ të spektrit të ndërmarrjes Plus Communication SH.A tek Telekom Albania SH.A si dhe:
1. Detyrimin e AKEP për të siguruar frekuenca të lira për çdo hyrës të ri në treg;
2. Pas përfundimit të transferimit të spektrit, AKEP-i të kryejë analizën e tregut te telefonisë celulare, duke përcaktuar operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (OFNT), sipas kërkesave të Kreut VI të Ligjit Nr. 9918 datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në RSH”, i ndryshuar. AKEP-i për nxitjen e konkurrencës në treg të vendosë kushte dhe detyrime të veçanta sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 9918/2008 ndaj OFNT-ve dhe në rast moszbatimi ta parashtrojë rastin përpara Autoritetit të Konkurrencës.
3. Autoriteti i Konkurrencës të realizojë vlerësimin e tregut pas përqendrimit mbështetur në analizën e AKEP.
Për më shumë informacion, ju lutem klikoni link-un e mëposhtëm.